Agim Bajrami: Marsi i marrë promovohet,në marsin e  Prishtinës

Prishtina zakonisht ngjan e ftohtë, në fillim të kësaj stine ,por  këtë herë  mua mu duk më ndryshe se herët e tjera ,më e ngrohtë dhe më vëllazërore  Edhe përkundër trafikut të zhurmshëm ,lodhjes së rrugës, fakti që kemi ardhur për të promovuar “Marsin e marrë “, të autorit të njohur Bashkim.Hoxha sëbashku me studentët e degës gjuhë -letërsii shqipe të universitetit Hasan Prishtina ,dhe këshillin e tij  studentor përbërë nga djem e vajza të talentuar dhe të dashuruar mbas vlerave të letrërsisë sonë kombëtare ,  na krijon  ndjesi dhe emocion Të tillë emocion kanë edhe miqtë tanë artistë të fotografisë artistike, Gëzim Domi dhe Luan Jaupi ,që s’ngopen duke  shkrepin herë pas here aparatet e tyre fotografikë , shkrimtari dhe  presidenti i shtëpisë së njohur botuese Ura, Xhemë Karadaku “poeti i ri dhe i talentuar Riad Berisha(një nga iniciuesit e këtij promovimi )studentët dhe pedagogët mikpritës,   ,Thuhet shpesh se promovimi një libri të ri është një festë, për tu mbajtur mëndjo vetëm ngahkrimtari Në  këtë rast kjo ishte një festë për të gjithë ,për  autorin dhe lexuesit Organizatorët kishin kohë që na prisnin ,ndërsa  salla e madhe e leksioneve ,ku do të zhvillohej promovimi i këtij libri ishte e ,mbushur me studentë.dhe pedagogë .Shumë nga studentët e njihnin krijimtarinë e bollshme të Bashkimit Dikush kishte lexuar”  Hotel Ballkanin” ,një tjetër Gruan e shiut ,apo Heronjtë e viagrës ” Edhe pse librat e mirë dhe lexuesit dijnë ta gjejnë njeri tjetrin, heshtja e institucioneve shtetërore të të dy vëndeve tona ,  përsa i përket qarkullimit të ndërsjelltë të vlerave letraro -artistike  ,është shqetësuese .Kjo është një kërkesë imediate ,jo në emër të tekave të një apo më shumë krijuesve ,por të vetë letërsisë sonë të përbashkët .
Studiuesja e njohur ,pedagogja dhe poetesha e njohur Lumnije Thaçi ,u shpreh   pa rezerva se botimi i kësaj  vepre  letrare me identitet të qartë dhe potencial të dukshëm artistik, përbën një.ngjarje të veçantë  në  letersinë e sotme shqiptare “Marsi i marrë”,për të  është një vepër me kuptim  polisemik ,dhe  vokacion të fuqishëm Titulli i gjetur i këtij libri   nuk duhet shihet   si një pagëzim metaforik prej së jashtmi , as si gjëndje mendore e shoqërisë , por si shenjim i vendimeve të nxituara ,të alarmit të pashpjeguar dhe reagimeve të tepruara Subjekti intrigues ,është i  aftë të te fusë në një atmosferë krejt tjetër dhe  në një terrinë krejt logjike ,ku e vërteta dhe sistemet e rrejshme demokratike janë në një luftë të pabarabartë me njëra tjetrën
Subjekti ndërtohet mbi një premisë ,që tingëllon e zakonshme ,dhe njëkohësisht shqetësuese, për të shmangur çdo të papritur ,përzgjidhen individë ,të cilët konsiderohen të papërshtatshëm dhe largohen përkohosisht nga qyteti i tyre
Do ti mbanin larg për dy ditë ,aq sa të zgjaste përgatitja ,vizita dhe përfundimi i vizitës ,që do të bënte në qytet kryeministri Prej këtu fillon edhe zbërthimi i romanit E veçanta e kësaj vepre është se e vendos lexuesin ,oërballë një pushteti të pazëshëm , i cili nuk kërcënon askënd ,nuk shpall armiq ,por e administron frikën ,duke e shndërruar atë në një veprim normal.Parë nga një  këndvështrim i veçantë vepra bën pjesë në tipologjinë e romanit egzistencial ,me ndërtim.postmodern ,ngaqë boshti i saj ,nuk i përket zhvillimit linear të ngjarjes ,por plrballjes së personazhit me mënyrën e të qenit ndryshe Për mendi sh shnfërtohet në roman postmodernmin e kësaj studiueseje romani e refuzon rrjedhën e paracajtuar të pasojave ,psikologjinë shpjeguese dhe moralin normativ ,por zgjedh një narrativë të përmbajtur ,ku heshtja ,përsëritja dhe cikli i egzistencës zëvëndësojnë vijën e drejtë të rrëfimit Në këtë kuptim.ai shndërrohet në roman podtmodern në logjikë ,por trashëgon një didiplinë narrative shumë të afërt me ndjeshmërinë moderniste ,të cilën e zhvendos nga kriza egzistenciale infivifuale ,drejt analizës së pushtetit proçedurial dhe mekanizmave të  përjashtimit normal
Struktura korale e veprës shërben si instrument analitik ,në funksion të idesë Edhe personazhet nuk ndërtohen si subjekte me trajektore narrativë autonomë ,por si pozicione diskursive brenda një.distemi që i kategorizon si të përshtatshëm ,apo të devijuar Ata përfaqësojnë forma të ndryshme mospërputhjesh me rendin ,sejcili prej tyre bart një devijim të vogël ,një tepri shfaqëse ndryshe ,dhe ca sjellje të çuditshme ,wë nuk hyjnë në gormularët e mirësjelljes Tek këta individë ,pushteti zbulon proçesin përmes të cilit shoqëria i formëdon apo i krijon kategoritë e përjashtimit Nga ky aspekt ata funkdionojnë si simptoma, dhe jo si raste klinike .
Për studiuesin  e  njohur Prend Buzhala ,letërsia e Bashkim.Hoxhës ndahet në dy kohë  ,në atë të diktaturës , dhe në atë të periudhës së lirisë Është kjo periudhë, ku Bashkim Hoxha ka njohur një.shpërthim të vërtetë në ktijimtarinë e tij letrare ,si ,tregues sinjifikativ i mundësive dhe hapësirave të medha që afron liria për një krijues me vlera si  ai  Marsi i marrë “nuk është një vepër voluminoze por ka ditur të analizojë dhe të vërë ballë për ballë  dy realitete të çiditshëm në postdiktaturë .normalin  dhe jo normalin
Roman është një.proçede i normave të romanit modern ,struktuaruar me episode qe shenjojnë  kohët dhe oret kronologjike  ,bashkon skena dhe rrjedha të.shumëfishta Eshte një proedim i normave të romanit  modern Si një sinops filmi ai bashkon skenat dhe karakterizohen nga disa rrjedha të shumëfishta rrëfimi Karakterizohet nga një dialog dinamik dhe një radhë e gjatë personazhesh interesante .Autori u ndal gjatë tek personazhi i Harabelës Veprimet e saj provokuese janë sfida të vërteta të një individi  përballë një.shoqërie të ngurtë dhe maskiliste diç është kjo e jona Për studiuesin Buzhala personazhi i Geronit është nga më të realizuarit pasi ai sintetizon rrebelimin e individit përballë pushtetit totalitar dhe të papërgjegjshëm për fatet e qytetarëve të tij.
Botuesi Xhemë Karadaku mbasi foli për disa nga vlerat qenësore të romanit në fjalë theksoi se politika mbi të cilat punon   e shtëpisë së tij botuese “Ura “,kaqenë dhe do të.mbetet botimi dhe promovimi i vlerave arzistike të.shkrimtarëve shqipëtarë ,këtej dhe andej kufirit   ,pasi dipas tij ,nuk ka shkrimtarë kodovarë dhe shqiptarë ,por vetëm letërsi  kombëtare
Më tej aktiviteti vijoi me një atmosferë të ngrohtë mbushur me fragmente leximesh  nga kjo vepër dhe fjalës përmbyllëse të shkrimtarit Hoxha ,i cili ndër të tjera u ndal tek raporti mes të vërtetës dhe gënjeshtrës si dhe marrëdheniet e individit me pushtetin e frikës Aktiviteti i djeshëm.tregoi se libri dhe lexuesi i mirë ,nuk janë në krizë me njeri tjetrin ,përkundrazi .Ata do të vijojnë.të ushqejnë dashuri dhe respektetë ndersjellta ,në vartësi të gjuhës komunikuese dhe vlerave që shkrimtarlt do t’iu servirin atyre .Faleminderit Prishtinë.

NOA