Damian Gjiknuri-PS: Qeveria nuk është fajtore për krizën, janë harxhuar 500 mln. euro mbështetje sociale në dobi të qytetarëve

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri deklaroi në sallën e Kuvendit se qeveria nuk ka faj për krizën. Sipas Gjiknurit qeveria nuk parashikon dot atë që mund të ndodh dhe nuk është faji i qeverisë për pasojat e luftës. Ai u shpreh se në të vërtetë Shqipëria prodhon energji, por kjo ndodh në momente kur çmimi është i lirë në treg. Më tej ai deklaroi se qeveria shqiptare ka harxhuar 500 milionë euro mbështetje.

‘Qeveria po bën gjithçka për të mbështetur qytetarët shqiptarë. Kështu deklaroi në seancën e sotme parlamentare Sekretari i Përgjithshëm i PS, Damian Gjiknuri. Nga foltorja e parlamentit, Gjiknuri nënvizoi se qeveria ka blerë 500 mln euro vetëm për energjinë me qëllim mbështetjen e konsumatorëve. “Masat e qeverisë, në mendimin tim, janë shumë ekstreme në dobi të qytetarëve dhe janë mirëfilltazi masa sociale. Të harxhosh 500 mln euro për energji mbështetje, kush e ka bërë këtë? Kjo është bërë vetëm e vetëm për t’u ardhur në ndihmë qytetarëve dhe për këtë duhet të na kuptojnë. Pikërisht një pjesë e atyre taksave të hidrokarbureve shkojnë për të mbushur buxhetin dhe për të përballuar këtë faturë. Nga ana tjetër qeveria po adreson njerëzit që janë më në nevojë, qoftë për ngritjen e çmimit të drithërave, qoftë për shportën bazë. Kush po ndihmohen? Pensionistët, njerëzit në nevojë, shtresat më të prekura. Qeveria po bën gjithçka dhe po e monitoron krizën.

NOA

Kjo qeveri ka bërë gjithçka që ka në dorë. Patjetër rritja e çmimeve mund të ketë ndikim në shumë sektorë të tjerë sepse vërtet mund të thotë dikush u rritën të ardhurat nga taksat, por mund të zvogëlohet puna publike sepse disa kantiere mund të mos punojnë më. Procese të tjera mund të ndërpriten. Nuk e dimë si do shkojë kjo gjë. Çfarë duhet të bëjë qeveria? Të heqë të gjitha taksat e pastaj të ngrejë duart lart? Ju dëshironi të përmbushet skenari: o burra o popull hajde dilni të përmbysim qeverinë. Me politikën e korbave do vini në pushtet ju? Doni të dilni te pjesa që s’kemi më bukë, të përmbyset qeveria dhe të shkojë ai (Saliu) si gjeli mbi pleh e të thotë unë jam shpëtimtari. Kjo është papërgjegjshmëri. Njerëzit janë të stresuar, janë të lodhur, qytetarët shqiptarë kanë nevojë për mbështetje por kanë nevojë edhe për komfort psikologjik. Qeveria po bën gjithçka. Të gjithë duhet të jemi në mbështetje me mundësitë që kemi për t’u ardhur në ndihmë qytetarëve. Pranvera e shqiptarëve që ti do, do kthehet në një pranverë kobzezë që vetëm ti në mendjen tënde e dëshiron. Ne nuk jemi për këtë. Reformat në energji gjithmonë kanë synuar që tregu të liberalizohet. Unë kam qenë promotor kur isha ministër me idenë që një pjesë e kostove të shkarkohet sipas tregut te biznesi dhe përdoruesit privatë. Dhe këto taksa që thoni ju që thoni përse nuk ulet taksa e naftës, nga do mbushet buxheti i shtetit për të përballuar faturën e energjisë? Qeveria ka ndjekur interesin publik kundër parimeve të tregut, ka mbrojtur konsumatorët familjarë, ka mbrojtur biznesin e vogël. Madje, për mendimin tim ka shkuar dhe më tej, ka arritur të mbrojmë edhe biznesin e madh. Përse e ka bërë këtë? Për të mbrojtur të gjitha strukturat e prodhimit sepse çmimi i energjisë do kishte vajtur në një pikë saqë do të falimentonte të gjitha bizneset.