Suplementi Pena Shqiptare/ Spase Thanasi: Simboli i përjetshëm i natyrës

12
Sigal

 

Kurorat e lartёsive, njё mahnitje bukurie qё mrekullojnё dhe shpirtin!

 

Buzё pranvere fluturon shpirti

pllajave me blerime, ku tё josh meditimi.

Pyjeve me fёshfёrimё dhe errёra flladitёse

ku mimozat e verdhё

tё dehin me erёn e kёndshme!

 

Bukuritё e pyjeve

lindin frymёzime tё mёdha.

Aty bajamja qё çel,

valon si njё flamur paqeje

me tinguj tё shumtё,

ushton simfonia e ndjenjёs.

Kurorat e lartёsive përshёndesin

agimin me rrezet e para.

 

Çajkofski kompozoi tinguj ere nё pyll

me dёfrim ngazёllyes.

U kthye edhe Anton Çehovi

nёpër një gurgullimё ndjellёse të natyrёs

nga qetёsia e pyjeve

ku shtegёtoi me yjet !….

 

Pyjet janё “balada tё çmuara,.

me erё pranvere dhe gështenja tё lёngёzuara.

Me blerime tё ahishteve tё larta

qё kapin qiellin.

Me bukurinё e yjeve në Tokё

qё shёmbёllejnë me diellin!