Suplementi Pena Shqiptare/ Shyqyri Fejzo: Fushatë e nxehtë me ujë të ftohtë

I zgjodhët “me lëng çeliku gatuar”!
Vetëm armiq njihni, asnjë partner.
Në tridhjet vjet asgjë të ndryshuar
nga skandalet po shkoni në beter

Ti biem drejt për drejt vetë a besoni?
Na dëndët me premtimet në erë.
Vini si engjuj në takime dhe pastaj…
sigurisht, më pas jini kthyer djaj.

NOA

Ne sot, në kokë kemi aq mend,
e kemi të qartë si e vërteta.
Ju josheni për në parlament,
jo për popull, po nga kuleta.

Nuk është faji i ynë, or tungjatjeta!
Parti pa gjelbërim, tamam kështu.
S’ i marrim premtimet për të vërteta.
Ju kemi provuar, sot ne jemi këtu!

Me krahun tjetër i kemi dy fjalë:
“Zgjidhni mirë njerëzit, jo me shaka!”
Besim rinisë, mirë ka për të dalë
Do çojnë më tutje se ju dhe ata.

Hiqni dorë nga disa mendësi!
Kjo punë duhet parë me kujdes!
Mos çoni ujkun bari me dhi
dhe zonjën dhelpër në qymes!

Votuesi me fletë në dorë e dëshirë
se çan kokën fare për cilën parti.
Pyet veten a jeton sot më mirë
A ka shpresë të ardhmen dhe siguri.