Legjenda e Liqenit të Zi, një poemë e përsosur e shkruar nga shkrimtari e publicisti i njohur Shyqyri Fejzo.
Duke lexuar këtë poemë të duket sikur kjo legjendë është një histori e vërtetë e po ndodh realisht e nuk arrin të shkëputesh pa e parë deri në fund këtë që po ndodh. Të përshkruash këtë legjendë kaq bukur me poezi dhe të të duket sikur është reale, është vërtetë një mrekulli artistike.
Lexojeni dhe do ta shijoni këtë krijim fantastik.
Legjenda e Liqenit të Zi
Ai mal që me majat prek retë
veshur me pyje e liqene plot,
ka të thënat dhe legjendën e vet
që për ju e zbulojmë sot.
Është shumë e vjetër si histori,
brez pas brezi erdh gojë më gojë.
Heroi i saj sot është një bari
legjendën e tij do t’u tregojë:
Komjani, ish bariu më i mirë,
rriste e mbante shumë bagëti…
I milte e kulloste që pa gëdhirë
tufa të tëra me dhen e dhi.
Në mal i shtegtonte në verë
në stanet te Liqeni i Zi.
I zbriste poshtë në vjeshtë,
në fshat në kullotat në vërri.
Qeni, fyelli dhe guna e leshtë
ishin shokët e miqtë e ti.
Gjente një vend të sheshtë
Ja kurdiste me fyellin melodi.
Me fyellin njerçzit në Lenie
kanë mbajtur shpirtin gjithë vitet.
Meloditë e tij, perla në nahije
kanë bërë gurin të tronditet.
Kur i binte Komjani në Kuratë
melodia në fshat hapej valë-valë.
Fyelli dëgjohej që me natë,
Pastaj ngjitej të merrte male,
fyelli derdhte brenga dhe halle.
Me të kanë qarë dhe kanë qeshur:
të gjallët i ngritën në valle,
ngjallën ata që kishin vdekur.
Meloditë e fyellit të tij herë qanin,
herë si vetë natyra, qeshnin, këndonin.
Si dielli, shtërgata, a bilbili iso mbanin
si valët e liqenit, kur nën diell lodronin.
Në ato avazi i zogjve kur zgjohen,
si zilet dhe këmborët në bagçti,
si fëshfërima e gjetheve dëgjohen,
si lodra e valëve të Liqenit tç Zi.
Në ishin tinguj të fyellit nuk dallonin
të këngës thëllëzës, apo këmborës!
Ato gjithshka për rreth pushtonin
herë si zgjua blete, a stuhi të dëborës.
Ditën e Shën-Gjergjit e festoi në fshat
pastaj, drejt malit filloi shtegëtimin e ri.
Hapi tufat brigjeve në kullotë rehat,
në darkë ish në stane te Liqeni i Zi.
Kullotat kostum ndërruar me bar e gjeth
shtegëtimi u bë shumë i mirë.
Kënaqej duke parë malet për rreth,
dhentë kullotnin barin e sapombirë.
Më poshtë fle fshati i largët
shtrirë në rrëzë të malit vigan.
Në qiellin e pafund të kaltër,
reja e bardhë si vello ngjan.
Bariu me krrabë e fyell në dorë
i qeshur, me natyrën po shmallej.
Tufa kulloste poshtç pllajave me borç.
Ai, tani buzë liqenit po ndalej,
buzë liqenit mbi një rrungajë druri.
Njomi duart e gishtat me ujët e
krrabën e gunën pranë i vuri.
Fyelli i bindur kumboi në melodi.
Ato përhapeshin në kreshtat e qeta,
shumëfishoheshin në pllajat e pyjet,
përplaseshin në liqen meloditë e vërteta,
pastaj treteshin nga qielli, nga yjet.
Aty Komjanin bukuritë e nxitën!
I binte fyellit sa të dëgjonte qielli.
Papritur valët e liqenit buçitën
iu bë se nga retë u sterrua dielli.
Çfarë po ndodh, bariu nuk dinte…
Mbi valët një zanë notonte.
Ajo drejt Komjanit po vinte
e bukur, perri, dritë rrezatonte
si hëna që ndrit në ujrat e Liqenit.
Me një vështrim tryelë me plot magji
i ndrinin bebzat ngjyrën e argjendit
si flutur që dridhet qerpiku mbi ta rri.
Komjani ndal melodinë e nuk u ndie.
U shtang nga kjo bukuri e rrallë!
“Po shikoj e dëgjoj sa bukur i bie
Vazhdo, unë këtu ndaj kam dalë”
Komjani gojëhapur me fyell në dorë:
Lutet, “Oj ëndrra mos ikni, rrini me mua”
Hedh sytë për rreth nga majat me borç.
“Kjo është zana, është nusja që dua”
Ajo e qeshur në ujë qëndron e qetë,
ai vigan, buzë liqenit i turbulluar.
Ajo gjallërohet, buzëqesh, befas merr jetë.
Shikon bariun, me sy të flakëruar
“Cila je ti? Engjëll, djall apo hije?”
Pyeti zë dridhur i gjori bari.
“Jam bija e liqenit, quhem Lenie,
këto gjëra të gjitha ti nuk i di!
Ne kemi ardhur nga Ohri.
Këtu na bllokoi një tërmet
jetën prindërve ua mori.
Jetime në liqen u rrita vet “.
Komjani s’di çfarç ndodh tani.
Pa rreshtur i thotë: “ty të dua”.
Xixa i lëshojnë sytë e zi.
“Çfarë po ndodh kështu me mua”?
Komjani kap fyellin përsëri.
Melodia në çast mori jetë.
Nga zana s’i ndante sytë e zi,
po jetonte lumturinë e vërtetë.
“ Kaq bukur i binte fyellit im atë që moti”.
I endej buzçqeshja në fytyrën e saj,
në sytë margaritar i shkëlqente loti.
“Më jep dorën të dal”, i foli pastaj.
Si kalli, nga drapri i prerë,
Ajo shkoi e te trupi i tij ra.
Ai filloi fort ta përkëdhelë
Tutje u ndie gulçimi e ofshama.
Komjani e përfshin për beli…
Zana po dridhej e tëra si ngjalë,
shkumba e bardhë në liqen ngeli
përqafuar të dy ecnin ngadalë.
E drojtur e brishtë Komjanin vështroi.
Bariu ynë më tej nuk e zgjati
e mori në duar në gjoks e afroi.
Ata të dy i kish ciftosur fati.
Ashtu, bashkuar futen në stan
Komjani mysafiren e rrallë gostiti
shkëlqente cdo gjë anë e mban.
Zana e qeshur gjithshka rreth soditi;
në sofër mishi, djathi e kupa me dhallë
Lenia e ndrojtur si erë pranverore
“Fyellit bjeri, fyellit. Për atë kam ardhë”.
Foli si jehonë në sofrën baritore:
Komjani i binte, Lenia vallëzonte
Në malet me mjergull mbështjellë.
I paparë ky gas e hare vazhdonte,
mes dritës dhe tingujsh të nderë.
Bariu me fyellin e bëri forra
Ç’melodi dinte u dëgjuan pa derte.
Fyellin nuk e hoqi fare nga dora
deri sa gjumi Lenien po e merrte.
E ngriti Zanën e hodhi në shtrat
“Mos më bëj gjë, të lutem shumë,
përpara e kemi të magjishmen natç
E jotja e gjitha do të jem unë”
Sa shpejt erdh mbrëmja për të dy
Komjani doli të mbledhë dhentë.
Ka shumë punë mbrëmja aty.
Mbylli vathat dhe i lidhi qentë.
Këndon,”çfarë thesar kam!
Dhentë e mia kush i do,
i zoti për to nuk jam,
se do loz me miken o”.
Kur futet në stan, atë nuk e gjeti!
U trishtua shumë, sa pika s’i ra.
Si më paska ikur nga dora kësmeti,
ç’u bë lumturia që fati më dha?
Përgjon, thërret me të lartin zë.
“Në stanin tim ndodh kjo hata!
Ka ikur dashuria përgjithnjë
si për një çast u prish gjithshka?”
Lenie, ti e di që unë të dua.
Me zë të lartë thirri disa here.
“Mos bëj kështu shaka me mua”!
Mos më lerë kërcu, të mjerë
“Ku shkoi ajo? Mos fluturoi?
Nuk u trembën fare dhentë.
Çudi! Ku doli e nga kaloi?
Nuk lehu asnjëri nga qentë”.
Ai thçrriste e kërkonte në natë,
në qiell hëna vraponte në retë.
Në pisha tërbohej era pa matë.
Ku e çonin këmbët, s’e dinte as vetë.
Kërkoi i gjori Komjan sa mundi!
Kudo për rreth e thirri në emër,
por Lenia nuk dukej gjëkundi
U hap dita, e bariu merr zemër.
Kap krrabën e merr fyellin në dorë.
Vrapin e le te Liqeni i Zi,
iu rrotulluan malet me bore.
Për rreth nuk dukej asnjeri.
“Lenie ku je?”- thërret me zë të lartë.
Nuk merr përgjigje, kudo qetësi,
mbi male synë nxori dielli i artë.
Fillon me fyellin si dinte ai.
Nga liqeni buçet jehona e fyejve të tjerë.
Ata i binin të njëjtës melodi.
I hutuar shikon për rreth bariu i mjerë.
Ç’farë ish kjo? Asnjë nuk e di
“Dilni këtu, burra në jinni,
në ua mban, në shesh të mejdanit,
të shihni çfarë force kini.
Sado i qëndroni ju Komjanit”
Zërin shpellë bariu lëshoi
Por sa ndaloi, për cudi
Qindra zëra si kor dëgjoi
Përsëriteshin fjalët e ti
Provoi njëherë, dy e tri herë
Përgjigjej në kor i njëjti zë
Gjendja u bë shumë e nderë
Për rreth nuk dukej asgjë
“Bukur në mendje u ka shkuar
Lenien time të rrëmbejnë
Jo, jo! Kjo nuk ka të duruar
Ata me mua po dëfrejnë
Ju fola njëherë, e kini kot
Të bëni sa të doni zhurmë
Lenia tani e ka një zot
Të gjithë ta dini, e dua shumë”
Dhëmbët dhe fyellin shtërngoi
U kredh në liqen, pa nxjerrë zë
Për të gjetur zanën, guxoi
Dallgët e përfshinë, e futën në të
Kurrë nuk kish ndodhur si e bëri ky
Thonë se e gjeti të bukurën zanë
Si u përqafuan e u shmallën të dy
I ranë liqenit bashkë anë e mbanë
Thesaret e liqenit fort i trazuan
Si të rinjtë dhe ato të vjetrit
Po më shumë zbuluan dhe i gëzuan
Thesaret e bukura të njëri-tjetrit
Kudo Komjanin do e conte
E njohu me të fshehtat e ti
Liqenin poshtë të vizitonte
Jetonin bashkë në lumturi
Pa bënë dasëm, nuk ish ëndërr
Të ftuar Sogora, GurTopi,Valamare.
Lenia nuse, Komjani dhëndërr.
Dorë për dorë hidhnin valle.
U panë në dasëm lugina, kreshta, kodra.
Pllaja me pisha livadhe e burime.
Këndonin zogjtë, ketrat bënin lodra.
Lumenjtë dhe qielli uruan me gjëmime,
pa u ngritën dollitë me ujë qelibar
Nga Kroi i mushkës e kroi i bardhë,
nga burimi i Liqenit të Zi si ar
çiftin uronin të gjithë me rradhë.
Lenia nga shpirti ishte behar.
Lumturi ngado rrezatonte.
Komjani nga zemra si hambar.
Të mira njerëzve u dhuronte.
Burimin e ftohtë njerçzve t’u dhurojnë
e vendosën një ditë ata të dy.
Sëmundjet me ujin e tij të shërojnë.
Në botë nuk ka një tjetër si ky.
Vendin ku do ishte burimi caktuan,
në sheshin poshtç pyllit me rrobull të zi.
Tokën shkëmbore aty e çpuan,
buçiti uji i ftohtë ilaç për njerçzi.
Fontana e fuqishme shpërtheu, pastaj
me gjëmime, krisma e oshëtimë.
Në malet për rreth jehona e saj
lajmëronte për ardhjen njerëzinë.c
Çifti i qeshur, nxjerr kokat mbi liqen,
mall të veçantë kanë për mal e bagëti.
Përshëndetin me dorë tufën me dhen,
për zhytje bëhen gati përsëri.
Nga liqeni çifti i gëzuar vështron.
Gjithshka çfarë syri atje zë,
njëmijë urime njerëzve u dërgon.
Pastaj u zhytën, e s’u pamë më.
Burimi i ftohtë mes malesh qëndron.
Pak njerëz i dinë mirë historitë e tija.
Çdo vit mijra vetë ka shëruar e shëron.
Është dhurata që u ka bërë Lenia.
Komjani e Lenia dhuruan me zemër
falën njerçzisë burimin e ujit të ftohtë.
Ata u dhanë maleve goxha emër,
ku ka ndodhi si kjo në botë?
Sa dielli shkrep këtu e drita bie.
Gjithshka ndriçohet anë e mbanç,
hedh dritë mbi të bukurën Lenie.
Të rrezaton ty i dashur Komjan.
Nuk dimë ç’u bë me ciftin e rrallë!
Ata punuan e dhuruan me zemër
për ta këndohet legjendë e përrallë.
Maleve e vendit i dhanë emër,
nuk është pak të lësh kaq emër!
Si thua, e çfarë mendon ti?
Të kesh këtë shpirt e këtë zemër,
të dhurosh njerëzve Liqenin e Zi!






















