Suplementi Pena Shqiptare/ Shefik Arifi: Nga një lule, nga një gjeth

25
Sigal

Sa herë në vendlindje kthehem,
Shumë kujtime sjell e sjell.
Dhe nga një lule këtu unë dehem,
Dhe nga një pemë e nga një gjeth.

Te shtëpia e vjetër, ëndrrat më përkëdhelin,
Gjumi është më i ëmbël me bindje e them.
Kujtimet e të parëve në çdo hap më përcjellin,
Ndaj ardhja këtu aspak s’më zhgënjen.

Sa herë në vëndindje kthehem,
Shumë kujtime sjell e sjell.
Dhe nga një lule këtu dehem,
Dhe nga një pemë e nga një gjeth

ARTI TALLAVA

Pa shije, si ushqimi pa kripë
Këngët gë na këndojnë sot, disa
Tekste të degjeneruara dëgjojmë çdo ditë
Veç këngë, këngë tallava

Dhe më vjen shumë çudi
Kur nga televizionet promovohen!
Promovohen bejtet, oh, sa çmenduri!
Dhe tekstet plot me vlera, anashkalohen

Ndaj mua, kënga s’mẽ shijon
Çdo gië, përmbys është rrotulluar
Asnjeri këngën s’e vlerëson
Por vetëm këngëtaren të shohin zbuluar

Këngët e dikurshme sjellë ndërmend
Aroma nga mali, aroma nga fusha
Dhe zogjtë e dëgjonin me qejf në një vend
Kur këndonte Vace Zela e Nexhmiie Pagarusha.