Suplementi Pena Shqiptare/ Shefik Arifi: Fëmijët

Lozin fëmijët anë një rruge
në qytetin e vogël malor.
Dhe zërin e ngrenë më shumë seç duhet
si të ishin dasmorë.

“Përse u gëzohesh, o mik aq shumë
atyre fëmijëve? – dikush më tha;
Dhe s’kishte gjë më të bukur, s’kishte
se të ndjeheshe fëmijë si ata.

Sigal

ASGJË S’MË AFRON MË TANI

U ktheva pas kaq kohe
aty, ku dikur çdo gjë e lashë…
Veç koha kish marrë me vete çdo gjë
dhe asgjë nga ç’kishim, s’i pashë.

Shetita e shëtita në qytet:
Ku çdo gjë më dukej krejt e ftohur.
Tani askush, me gojë s’me flet,
Askush s’më jep tani të njohur.

S’di pse s’e shuajta sadopak mallin!
Me sy të përlotur eca kokëulur.
Eh askush s’e njeh më atë djalin
me të cilin dikur, me të ishin mburrur.

Kjo vizitë veç mërzitje më la!
Me qytetin s’u ç’malla, si të mos isha aty!
Dikur, shumë i dhashë e më dha
Asgjë, asgjë s’më afron më, tani.