Suplementi Pena Shqiptare/  Shekulli i Rilindjes kujton përvjetorin e Jeronim De Radës 

460
Sigal

 

Albanologu Gustav Majer shkruan:  “të prek ai plak, i goditur përfundimisht nga vdekja e njerëzve më të afërt, nuk lodhet së punuari me fjalë e me pendë për kombin e tij, që e do aq shumë.”

 

Figura  më e ndritur  e letërsisë  arbëreshe dhe një nga figurat e Rilindjes sonë Kombëtare është Jeronim De Rada. Jeronim De Rada lindi në fshatin Maki të Kalabrisë (Itali) më 19 Nëntor 1814.

Në kolegjin Shëmitër Korona, qendër e kolegjit arbëresh kreu studimet e para. Pasi mbaroi kolegjin ndenji një vit në fshatin Maki. Gjatë qëndrimit në fshat De Rada u njoh me folklorin, që i dha hov krijimtarisë së tij letrare. Po në këtë kohë De Rada njohu një vajzë të varfër, që e afroi me njerëzit e thjeshtë dhe që e frymëzoi të shkruajë vjersha me një frymëzim romantik. Studioi për drejtësi në  universitetin e Napolit. Mori pjesë në lëvizjen revolucionare të kohës. De Rada  me veprimtarinë e gjithanshme patriotike, letrare, kulturore u bë frymëzuesi dhe udhëheqësi shpirtëror i shqiptarëve të Italisë. Fletorja “Arbëreshi i Italisë ”( L’Albanese  d’Italia 1848) ka hyrë në historinë e fletorizmit shqiptar si gazeta e parë e shtypit shqiptar. Themeloi e drejtoi revistën “Flamuri i Arbrit” (1883), që i shërbeu shumë çështjes shqiptare në ato vite, kur planet për copëtimin e Shqipërisë ishin çështje të ditës. Boton vepra letrare:  “Këngët e Milosaos”, “Këngët e Serafina Topisë”, “Skënderbeu i pafan” … Boton studime  gjuhësore, folklorike, estetike… “Konferenca e gjuhës shqipe”, “Rapsodi të një poemi arbëresh”, “Parime të estetikës” etj. Fatkeqësitë e ndoqën gjatë gjithë jetës së tij. I vdes gruaja dhe katër fëmijët. Vdiq në vitin 1903, në moshën nëntëdhjetë vjeçare, i vetmuar në një dhomë të shkretë duke lënë pas pikëllimin e arbëreshëve

Epiri nuk ka qenë vend grek

Artikull nga De Rada botuar në (Flamuri i Arbërit, d 20.XII 1885).

I ndritur  zoti Mark Anton Kanini.

Më vjen keq që ju vuani për shkakun tim dhe jam i detyruar të tërheq mbi veten time zemërimin e hapur të helenëve. Libri i Z. Kapiomontit, që u botua në interes të Greqisë dhe për të ndihmuar veprimin diplomatik të Vedigtonit nuk ka asnjë vlerë përsa i përket Epirit. Ky i kthyer aso kohe

nga Greqia, ku kishte shkuar, si antikuar ose si përfaqësues i Francës, i duhej qeverisë oportuniste shumë i përshtatshëm për t’i hapur rrugën aleancës me Rusinë, aleancë kjo që e caktonte Shqipërinë si plaçkë për t’u ndarë midis satelitëve të tyre: Malit të Zi, Serbisë dhe Greqisë. As më vonë nuk ishte qetësuar me gjithë traktatin e saj të Shën Stefanit: as sot nuk di të thotë se ç’kërkon, e angazhuar siç është tani së fundi. Prandaj, gazetat e saja mallëkojnë të nguturit e Bullgarisë. E Vadigtoni e braktiste atëhere Traktatin e Parisit. Bënte kërkesa për trashëgimtarët e helenëve; dhe, si mbrojtës i katolicizmit, u caktonte mirditasve një pozitë të ndarë në Shqipëri, duke i larguar nga Lidhja e Prizrenit. Prej këtej del e qartë dhe shpjegohet simpatia që tregon tani e përkohëshmja “Revue des deux mondes” për Greqinë me shkrimet e saja pretenduese. Ndërsa nga çdo njeri, që njeh pak a shumë botën e lashtë dihet fare mirë se Epiri nuk ishte vend grek, dhe mbreti i tij Pirrua për grekërit ishte “barbar” dhe më vonë

Princi i kalorësve të kohës së mesme, shqiptari Skënderbe quhej Epirotarum rex (mbret i epirotëve) dhe, po këtë titull i japin si historianët ashtu dhe diplomatët bashkëkohës. Myzeqeja që ndodhet në Epir dhe nga ku ne kemi emigruar, ruan edhe tani emrin e Arbërisë, dhe ne arbëresh quhemi… Po ashtu edhe Regjimenti Mbretëror Maqedon, që ishte në shërbim të Mbretërisë së Napolit, përbëhej prej shqiptarëve: edhe Marko Boçari bëri pjesë në atë regjiment. Këto janë fakte të vërteta, që i kemi parasyve. Përsa i përket përhapjes tepër të kufizuar të “Flamurit të Arbërit në Shqipëri, kjo nuk rrjedh nga unë. Por, ajo që i ka shqetësuar ata dhe po i shqetëson janë tashmë efektet tepër të rënda të “Flamurit të Arbërit”, që sapo është ngritur e valon, sepse: Porta e Lartë ka marrë vendimin e urtë t’u japë shqiptarëve të saj shkolla në gjuhë të tyre: sepse janë ngritur gjer brenda në thellësi të tokës greke komitete për lëvrimin e kësaj gjuhe që mbretëria greke e do të zhdukur nga goja e njerëzve, sepse: Epiri,  i ftuar që të ngrejë kryet për t’u bashkuar me grekët, nuk iu përgjigj kësaj thirrje. Dhe i vështroi ata me zemërim. Meqenëse në vullnetin… Qëndron gjithmonë e ardhmja, do të vijë dita, dhe ne e çmojmë, që kësaj reviste të vetme të fisit pellazg, që është si e vetmuar përballë kaq shumë fletushkave greke, do t’i përshtatet vargu i bukur italian: “Oracio sol contro l’Etruri tutta” (vetëm Horaci kundër Etrujes)

Miku juaj mirënjohës dhe i devotshëm, Jeronim De Rada.

(Flamuri i Arbërit, d 20.XII 1885).

Eqrem Çabej shkruan:  “De Rada është i pari këngëtar i shpirtit të gruas në literaturën shqiptare”. Në librin parime të estetikës të De Radës: shkëputim disa fragmente që materializojnë studimin e profesorit për ndjeshmërinë e poetit dhe përuljen për të rrëmbyer shpirtin e dlirtë e femrës.

 * Përsiatje

Nëse s’do të  më përmbante frika se mos të të lëndoja, o perëndeshë, i gjunjëzuar te këmbët e tua do të lutesha, jo që të të lyp ndonjë gjë, po që të njohësh në tërësinë tënde se ç’dashuri të thellë e të dhembshur më zgjove në gji dhe, po të lejoje t’i jepja një të puthur asaj dorës sate, duke u bërë kalorësi yt besnik dhe i qëndrueshëm. Besa jote dhe ajo e zotit që mora në pagëzim, do ishin gjithkund dy shkencat mbretërore të shpirtit tim krenar.

 * Përsiatje

Kur flet ajo më zbret ndër rremba një freski si ajo që i jep uji malor të sëmurit të etur;  në qoftë e bardhë në fytyrë dhe e trishtuar ajo hesht. Më rrëmben me mëshirën e saj të ëmbël dhe kur shfaqet midis vajzave të tjera ashtu si hëna e plotë ndër yje, më mbush me gëzim dhe kur më hedh sytë e saj  hyjnisht tërheqës, më zhduk nga shpirti të gjitha  mendimet e trishtuara dhe çfarë lutje tjetër të bëj për atë, veçse që t’i bie njëherë në gjunjë dhe ajo të më presë si ëngjëll shpëtimtar. Në shkretëtirë del një shtresë me rërë dhe pastaj era i hedh përsipër të tjera dhe të tjera dhe s’del më në dritë, ashtu është xhelozia në zemrat, që nuk i shëron asnjë fjalë. Cili fat më solli në këtë zell e më bëri  skllavin tënd? Tani më s’e mendoj të zgjidh këtë zinxhir, mendoj edhe se s’kam ç’ta bëj më jetën, sepse përveç teje, Gavrilë, asgjë s’më duket e denjë për të cilën jetoj.

 *  Përsiatje

Natën që shkoi duke fjetur m’u duk se u ktheva në atdhe dhe se bëhej aty festë e madhe. Këngët e mëparshme, që aq shumë më dëfrenin, jehonin që të më kënaqnin: vajzat, që dikur më ngjanin më të bukura, hynin në valle që të më gëzonin: shokët më flisnin për lavdi e punë fisnike dhe unë me mëndjen gjetkë u ngrita pas pak kohe dhe, i rrëmbyer nga zjarri i dashurisë, arrita ku ishe ti, e bardhë dhe e pikëlluar. Dhe ti i ngrite e qetë sytë, që plagosin dhe unë u largova duke vajtuar: që kur të pashë nuk të tradhtova as për një çast. Dhe në mes të vajit u zgjova.

 * Përsiatje

Kur ajo qesh dhe të ngul sytë që shkëlqejnë nga gëzimi, të ngjan se je në  qiell të hapur dhe shpirti yt mbetet i mahnitur. Çdo theks i zërit të saj është një rrufe që të plagos pa shërim dhe këmba e saj është aq e lehtë sa ke dëshirë t’i shtrohesh si qilim.

 

Përsiatje– mendim i thellë

Viktor Hygo (shkrimtar i njohur francez) shkruan:

-Kush dëshiron të shohë plotësimin e poezisë romantike moderne të lexojë

“Këngët e Milosaos” të zotëri Jeronim De Rada.

Këngët e Milosaos

Kënga II

…E përveshur  dhe e lartë

me gërshet të pleksur

në një lidhëse të bardhë,

ish te kroi një vashë. Te balli,

një mendim i kishte hije.

i lidhur te brezi i kaltër,

mbi truall i çik mandili.

Posa që më ndiejti,

vasha drejt nga unë u suall,

gjifryrë edhe plot hie,

me një të trembur hare.

Trimi :– Vajzë, a m’ep ti një pikë ujë?

Vajza:- Sa të duash ti, bir zoti.

-Kuja bijë je ti, vashë?

Mos më je nga dheu i huaj?

Kur, djalosh, në Selanik

vajta, vashëzat nuk ishin

në katund , me kaq hir!

-Jam e bijë e Kollogresë,

ngriti ballët e zbuluar.

Duke shkuar asaj udhe,

gjembat, që vareshin udhës

s’e gërvishtnin atë çupë.

Me llërët përgjakur

unë, nga ballët ia largoja.

Dy buzë të qeshura,

atë mbrëmje dukeshin…

Kënga XXII

Bie, por s’dua të fle

Mos e mbyll ti derën,

le të hyjë era e detit,

le të hyjë dielli,

që te vatrat padashur

na u rri pranë mëmave:

u kujton kohën e shkuar.

Vajzën me shtatin e bukur

unë të dashur e pata;

e m’i leu një djal’, që i ngjet.

Me hare në këto shtëpi,

ajo përkund djepthin

e, mua brezin më qendis.

Bie, por s’dua të fle.

Si drita në qiell e syu,

në kurm të njeriut,

kur e sheh të pamenduar,

ajo shpisë i ka hije.

Ditët e mia fatmira,

do kujtoheni mbi dhe,

si këta brigje e lumenj,

që të moçëm do t’u duken

atyre që do të lejnë.

Bie po s’dua të fle.

 

Kënga XXX

Fryu era e maleve

dhe rrëzoi hijen e lisit.

Gjaku im te lumi i Vollit.

Ushtëtarë, m’hapni shatoren

që të shoh edhe njëherë

Shkodrën edhe time motër,

te dritarja përkundruall.

Më atje nuk do të zgjohem

luleve që valavit era,

posi valë që s’kanë mbarim.

Do të mblidhen shokët mbrëmjes,

brenda vatrash në atdhe:

Unë i lë si ëndërzë.

 

 Ernest  Koliqi  shkruan: Është poet i lindur. Realiteti nuk ndryshon në poezinë e tij , po mbështillet me një tis të tejdukshëm në të cilin ndihet pa pushim një theks mahnitjeje.

 

verbra

poezi

Prijës i shkëlqyer i ditës ,

larg nga ne po ikën ti!

Sytë e mi që s’shohin dritë,

s’po të gjejnë kurrsesi.

Unë e zeza! Kthimi yt,

sytë s’do m’i hapi dot!

 

Ish një kohë që të shikoja

dhe, mbaj mend ende tani,

rrezet e tua që flakëronin,

muzg e agim me bukuri,

kur te ti unë mishëroja

emrin tënd, o shkëlqimplot.

 

Lamtumirë, s’të shoh kurrë më!

Po atë flakë qiellore

ende e ndiej se si më nxeh:

si më djeg në kraharor.

Zot, ti një të mirë më more ,

po me shpirt ende shikoj.

 

 

Sonet

Unë s’e shoqëroj këngën me lirë,

që të mund me t’ëmblën melodi,

t’i jap shpirtit tim pakëz qetësi,

andaj e zymtë është kënga ime e dlirë…

Për sa kohë që frymëzimi gjallë të jetë,

do t’këndoj vargje t’dhimbshme e mundimet

me t’cilat Fati s’e le njerinë të qetë.

 

 

De Rada

Unë do të rroj derisa të shoh të bukurën, të dashurën Shqipërinë tonë, të lirë dhe të madhe dhe, pastaj me gëzim le të vijë vdekja.

 

 

De Rada

Unë do të rroj derisa të shoh të bukurën, të dashurën Shqipërinë tonë, të lirë dhe të madhe dhe, pastaj me gëzim le të vijë vdekja.

 

 

 

Studiuesi Petro Skaljone te vepra “Historia e shqiptarëve të Italisë” shkruan:

“Plaku 80-vjeçar luftoi me shiun e me dëborën, me erën e me të ftohtin, me rrezet e diellit zhuritës dhe me tërë të këqiat e natyrës dy herë në javë. Ai shkonte herë më këmbë, herë me gomar që nga Maki, katundi i lindjes, deri në Shën Mitër Korona për t’u dhënë mësim nxënësve të kolegjit të atëhershëm… Në një nga këto udhëtime ai u rrokullis në tokë. Disa fshatarë kur panë se plaku ra përdhe vrapuan për ta ndihmuar duke i thënë: Po si merrni rrugë zotëria juaj në një kohë kaq të keqe? E, pastaj, një njeri në këtë moshën tuaj, nuk duhet ta vejë jetën në rrezik! Atdhetari i nderuar  u ngrit vetë dhe iu përgjigj fshatarëve: Plak unë? Po, keni të drejtë, por unë jam plak nga trupi e jo nga shpirti. Unë do të rroj derisa të shoh të bukurën, të dashurën Shqipërinë tonë, të lirë dhe të madhe dhe, pastaj me gëzim le të vijë vdekja.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Gjuha nuk duhet t’u lihet  vetëm gjuhëtarëve:

 Kam kënaqësi të veçantë që mund të marr pjesë në këtë  konferencë shkencore me të cilën hënohet 30-vjetori i Kongresit të Drejtshkrimit të Gjuhës Shqipe. Para 30-vjetësh isha pjesëmarrës në punimet e këtij Kongresi dhe ndihesha krenar, pse, si delegat edhe  unë do të vija nënshkrimin në rezolutën që do të miratonte ai, me të cilën ligjësohej gjuha letrare gjithëkombëtare. Dhe, si të mos ndihesha ashtu krenar? Isha pjesëmarrës në Kongresin që shënon një nga ngjarjet më të rëndësishme në historinë e kulturës shqiptare, madje në jetën e popullit shqiptar në përgjithësi-pjesëmarrës në Kongresin që popullit shqiptar, të ndarë në katër shtete i sillte faktorin themelor të njësisë kombëtare, të cilën nuk kishin arritur ta thyejnë kufijtë dhe, të shkallës së arritur të qytetërimit. Filozofi i madh gjerman, i shekullit njëzetë, Martin Haideger, ka thënë: “ Gjuha është diçka aq e rëndësishme, saqë nuk duhet t’ua lëmë vetëm gjuhëtarëve”. Të gjithë popujt,  që tashmë janë bërë me gjuhë standarde, kanë arsyet e veta pse këtë gjuhë, jo pa arsye të quajtur edhe gjuhë e kulturës a gjuhë e qytetërimit, nuk ua lënë vetëm gjuhëtarëve. Edhe ne i kemi arsyet tona  për këtë, që janë edhe më të veçanta, edhe më të shumta sesa të disa popujve të tjerë. Dhe kur them kështu,  kam parasysh se jemi popull me tri fe: se shumë shekuj kemi jetuar me pushtime të pushtuesve të ndryshëm: se pushtimet kanë bërë që të vonohemi shumë në histori: se, si pasojë e kësaj vonese, kemi mbetur të ndarë në katër shtete e vetëm në njërin prej tyre sovranë: se jemi vonuar të bëjmë gjuhë standarde: se rrethanat e tilla historike dhe politike më shumë se integrimin kanë nxitur çintegrimin në jetën dhe kulturën tonë. Është Shqipëria, që me vetë qënien e saj ka bërë të mundshme që edhe shqiptarët e mbetur jashtë kufijve të shtetit kombëtar të mbahen në trojet e veta dhe të ruajnë identitetin.

Kontestimet e gjuhës standarde:

Për gjuhën standarde pranuar njëzëri para tridhjetë vjetësh nga delegatët e Kongresit të Drejtshkrimit të Gjuhës Shqipe, sot dëgjohen zëra kontestues dhe kërkohet mbajtja e një Kongresi të ri, që do të krijonte gjendje të re e të ligjësonte dy gjuhë standarde dialektore!  Megjithëse këto kontestime të gjuhës standarde, të  shqiptuara kur më heshtur e kur më zëshëm, priten me lavdërime në disa gazeta evropiane, deri sot nuk kanë hasur në përkrahjen  e asnjë bashkimi politik në Shqipëri, në Kosovë, në Maqedoni e në Mal të Zi. Por kjo nuk do të thotë se e ashtuquajtura  “Luftë për pushtet brenda gjuhës”, që bëhej para tridhjetë vjetësh, një ditë nuk mund të kthehet në luftë brenda pushtetit për gjuhën e dytë standarde. Është e drejtë themelore e njeriut që të flasë e të shkruajë dialektin a të folmen që dëshiron vetë: dhe është e drejtë themelore e krijuesit letrar a shkencor që të shkruajë në gjuhën standarde, në gjuhë dialektore, a, madje në të folme…megjithëse kontestimi  i gjuhës standarde mund të zgjerohet në vitet që vijnë, mendja historike thotë se gjuha standarde, e njësuar në Kongresin e Drejtshkrimit të Gjuhës Shqipe në vitin 1972, është gjuha e sotme dhe e ardhme e kulturës  dhe e qytetërimit shqiptar , është pasuria jonë e përbashkët shpirtërore më e madhe dhe arsyet për një pohim të tillë janë gjuhësore dhe jashtëgjuhësore. Gjatë këtyre tridhjetë vjetëve  gjuha standarde është bërë gjuhë e qëndruar në veprimtarinë administrative shtetërore, në politikë, në diplomaci, në arsim, në kulturë, në mjetet e informimit, në jetën e shqiptarëve në Shqipëri, në Kosovë e ngadalë po bëhet edhe në Maqedoni. Gjatë këtyre tridhjetë vjetëve në këtë gjuhë janë shkruar shumë, më shumë se gjatë gjithë kohës së shkuar prej se shkruhet libri shqip, vepra letrare, shkencore, publicistike e arsimore, në këtë gjuhë janë përkthyer shumë vepra nga fusha e letërsisë, e filozofisë dhe e shkencës. Kthimi prapa-e kthimi në gjuhë dialektore vetvetiu do të thotë kthim prapa-do të kishte pasoja të mëdha kulturore, artistike, shkencore, arsimore, që do të kishin çmim shumë të lartë material. Por shumëfish më i lartë do të ishte çmimi politik, do të thotë çmimi kombëtar, sepse një kthim i tillë do të sillte tronditje  tmerrësisht të mëdha morale e shpirtërore në jetën e popullit shqiptar në përgjithësi. Të kontestosh gjuhën standarde dhe të mos i mendosh këto pasoja, do të thotë që për shkak të reve të paragjykimeve, të mos shohësh diellin e së vërtetës.

Zhvillimi i gjuhës standarde sot:

Që nga Kongresi i Drejtshkrimit të gjuhës shqipe, në mënyrë të veçantë gjatë dhjetë-pesëmbëdhjetë vjetëve të fundit gjuha standarde ka shënuar një zhvillim të shpejtuar dhe ka përvetësuar shumë risi. Shtrirja, kultivimi, zhvillimi, risitë e përvetësuara-të gjitha këto janë aq të dukshme, saqë sot mund të thuhet: historia e gjuhës shqipe është bërë histori e zhvillimit të gjuhës standarde, në të vërtetë e gjuhës letrare gjithëkombëtare… Risitë e përvetësuara  në gjuhën standarde më të shumta janë në leksik, i cili është pasuruar në pikëpamje sasiore dhe në pikëpamje cilësore. Në letërsi, më shpesh se në shkencë a në publicistikë, janë rikthyer jo pak fjalë të vjetra, të qëmtuara qoftë në letërsinë e vjetër  a të Rilindjes, qoftë nga dialektet dhe të folmet. Përpos risive leksikore, në sistemin e gjuhës standarde  mund të vërehen edhe risi sintaksore. Ato janë të nxitura nga përmbajtjet dhe situatat e reja të trajtuara në veprat letrare, nga llojet dhe zhanret e reja letrare, nga llojet e ndryshme të dialogut, nga monologët e brendshëm,  nga nevojat e shtuara të stilit shkencor, të shprehjes për përkthimet letrare, shkencore e filozofike. Janë bërë ndryshime në ndërtimin e fjalive, në lidhjet mes fjalive pyetëse dhe çuditëse: janë paraqitur tipa të rinj  të rendit të fjalëve: janë bërë ndryshime në raportet mes ligjërimit të drejtpërdrejtë dhe ligjërimit të ndërmjetuar: janë vënë në raporte të paprovuara më parë kohët e ndryshme gramatikore: janë bërë copëzime të dialogëve, ndarje të tekstit, lojë fjalësh: janë provuar  ritme të paprovuara të shprehjes e intonacione të reja: dhe të gjitha këto risi  në shkrimet letrare e kanë sfiduar fort sintaksën e shqipes, duke e zgjeruar mundësinë e saj.

Gjuha standarde dhe procesi i globalizmit:

Ky proces i zhvillimit të shpejtuar dhe i përsosjes së gjuhës sonë  standarde, ndërkaq shoqërohet dhe nga dukuri të cilat, ku pak ku më shumë, e shfytyrojnë pamjen e saj. Globalizmi, aq i rëndësishëm për zhvillimin e tregut të lirë  dhe për shoqërinë e hapur, për zbatimin e parimeve të demokracisë dhe për mbrojtjen e të drejtave të njeriut në përpjestime botërore, njëkohësisht po bëhet rrezik për kulturat dhe gjuhët kombëtare. Historianët e gjuhëve thonë se në botë  sot fliten rreth afër dhjetëmijë gjuhë, por deri sot kanë  vdekur dy herë më shumë. Ne sot nuk mund të dimë të sigurtë se sa gjuhë dhe aq më pak se cilat gjuhë do të vdesin gjatë shekullit tonë. Por, me hamëndje, pak më të sigurtë mund të thuhet se në dy shekujt e ardhshëm numri i gjuhëve të gjalla në botë mund të përgjysmohet. Nuk duhet shumë mend për të ditur se gjuhët e popujve të vegjël janë më të rrezikuara në procesin e globalizmit. Gjuha, e cila mund t’u caktojë gjuhëve fatin e gjuhës së hazarëve është anglishtja. Kjo gjuhë është bërë botërore në një kuptim shumë më epror se ç’e kishte ky togfjalësh dikur. E gjithë bota e kulturuar kujdeset të mësojë anglisht. Si thuhet në enciklopedinë gjuhësore të Kembrixhit të Dejvit  Kristalit, si gjuhë zyrtare dhe gjysmë zyrtare anglishtja përdoret në më shumë se 60 shtete, kurse vend të dalluar ze edhe në 20 të tjera.; në anglishte shkruhen dhe botohen libra, revista, gazeta; në anglishte flasin radio dhe televizione në këto vende; në anglishte shkruajnë dy të tretat e shkencëtarëve në botë, kurse nga sasia e përgjithshme e informatave në kujtesën e sistemeve elektronike tetëdhjetë përqind janë në anglisht. Nën ndikimin e anglishtes shkombëtarizohen gjuhë amtare.  Ndikimi i gjuhëve të mëdha, si i anglishtes në gjuhët e vogla ka frymëzuar kallëzimin e njohur simbolik mbi Raxha Raun, i cili thoshte se do ta mësojmë anglishten

si gjuhë tonën të njëmbëdhjetë, por ngadalë do t’ia përshtasim sintaksës sonë dhe në mes të shumë fjalëve të shkurtra të anglishtes do të fusim ndonjë fjalë tonën të gjatë. E mandej, thonë, krijuesit e këtij kallëzimi, raxhaut raut e ndryshëm të popujve të ndryshëm gjuhët e veta do t’ia përshtasin sintaksës dhe shijes së gjuhës prej fjalëve të shkurtra të huaja të qëndisur me ndonjë fjalë të gjatë amtare.  Besoj se ne ende nuk kemi shumë raxha rau, por nuk jemi krejt pa ta. Duhet të dëgjohen radiot e të shihen televizionet, duhet të lexohen gazeta e të dëgjohen a të lexohen paraqitjet e disa njerëzve të politikës për të parë se si departamentet, normalitetet, paritetet,

 

Gjuha nuk duhet t’u lihet  vetëm gjuhëtarëve:

Kam kënaqësi të veçantë që mund të marr pjesë në këtë  konferencë shkencore me të cilën shënohet 30-vjetori i Kongresit të Drejtshkrimit të Gjuhës Shqipe. Para 30-vjetësh isha pjesëmarrës në punimet e këtij Kongresi dhe ndihesha krenar, pse, si delegat edhe  unë do të vija nënshkrimin në rezolutën që do të miratonte ai, me të cilën ligjësohej gjuha letrare gjithëkombëtare. Dhe, si të mos ndihesha ashtu krenar? Isha pjesëmarrës në Kongresin që shënon një nga ngjarjet më të rëndësishme në historinë e kulturës shqiptare, madje në jetën e popullit shqiptar në përgjithësi-pjesëmarrës në Kongresin që popullit shqiptar, të ndarë në katër shtete i sillte faktorin themelor të njësisë kombëtare, të cilën nuk kishin arritur ta thyejnë kufijtë dhe, të shkallës së arritur të qytetërimit. Filozofi i madh gjerman, i shekullit njëzetë, Martin Haideger, ka thënë: “ Gjuha është diçka aq e rëndësishme, saqë nuk duhet t’ua lëmë vetëm gjuhëtarëve”. Të gjithë popujt,  që tashmë janë bërë me gjuhë standarde, kanë arsyet e veta pse këtë gjuhë, jo pa arsye të quajtur edhe gjuhë e kulturës a gjuhë e qytetërimit, nuk ua lënë vetëm gjuhëtarëve. Edhe ne i kemi arsyet tona  për këtë, që janë edhe më të veçanta, edhe më të shumta sesa të disa popujve të tjerë. Dhe kur them kështu,  kam parasysh se jemi popull me tri fe: se shumë shekuj kemi jetuar me pushtime të pushtuesve të ndryshëm: se pushtimet kanë bërë që të vonohemi shumë në histori: se, si pasojë e kësaj vonese, kemi mbetur të ndarë në katër shtete e vetëm në njërin prej tyre sovranë: se jemi vonuar të bëjmë gjuhë standarde: se rrethanat e tilla historike dhe politike më shumë se integrimin kanë nxitur çintegrimin në jetën dhe kulturën tonë. Është Shqipëria, që me vetë qënien e saj ka bërë të mundshme që edhe shqiptarët e mbetur jashtë kufijve të shtetit kombëtar të mbahen në trojet e veta dhe të ruajnë identitetin.

Kontestimet e gjuhës standarde:

Për gjuhën standarde pranuar njëzëri para tridhjetë vjetësh nga delegatët e Kongresit të Drejtshkrimit të Gjuhës Shqipe, sot dëgjohen zëra kontestues dhe kërkohet mbajtja e një Kongresi të ri, që do të krijonte gjendje të re e të ligjësonte dy gjuhë standarde dialektore!  Megjithëse këto kontestime të gjuhës standarde, të  shqiptuara kur më heshtur e kur më zëshëm, priten me lavdërime në disa gazeta evropiane, deri sot nuk kanë hasur në përkrahjen  e asnjë bashkimi politik në Shqipëri, në Kosovë, në Maqedoni e në Mal të Zi. Por kjo nuk do të thotë se e ashtuquajtura  “Luftë për pushtet brenda gjuhës”, që bëhej para tridhjetë vjetësh, një ditë nuk mund të kthehet në luftë brenda pushtetit për gjuhën e dytë standarde. Është e drejtë themelore e njeriut që të flasë e të shkruajë dialektin a të folmen që dëshiron vetë: dhe është e drejtë themelore e krijuesit letrar a shkencor që të shkruajë në gjuhën standarde, në gjuhë dialektore, a, madje në të folme…megjithëse kontestimi  i gjuhës standarde mund të zgjerohet në vitet që vijnë, mendja historike thotë se gjuha standarde, e njësuar në Kongresin e Drejtshkrimit të Gjuhës Shqipe në vitin 1972, është gjuha e sotme dhe e ardhme e kulturës  dhe e qytetërimit shqiptar , është pasuria jonë e përbashkët shpirtërore më e madhe dhe