Suplementi Pena Shqiptare/ Semela Lushka: Fillimet e reja

Një ngrohtësi e ëmbël

duket si ndonjë shkëndijë

Sigal

dhe zemra ime,

Përgjigjet

S’ ndihet e pezulluar.

Ndodhet midis një fundi agonik,

që nuk vdes kurrë shpirtërisht.

Pret fillime të reja,

ndihem si një Fallxhore,

ëë qetësisht nuhat situata rrotulluese.

Kërkon të gjejë ujë në toka të thata

dhe do ta bëjë të shpërthejë si fontan

e zhurmshme.

Një pirg me rroba shty…

kërkoj sandalet kafe ato të vjetrat!

si gjej kund.

Zjarr ka marrë zemra prej mallit tani.

Tre finxhanë përmbys janë në tavolinë,

parmak ballkoni dhe në lavaman.

Asnjë s ‘tregon rrugë duket një vijëz

Fillime të reja për mua.

A do shkruajë dikush diçka,

përpara se shkëndija të kthehet në flakë,

e çmendur e çuditshme ç ‘tjetër? …hiç