Më tetë Prill lindi nëna ime,
viti ishte njëmijë e nëntëqind e njëzetë e tre.
Nga jeta e saj kam një mal me kujtime,
dhe i ruaj si folenë e dallëndyshes në stre.
U rrit mes varfërisë e luftrave të asaj kohe,
(siç do moshatare e saj në ato vite).
Dhe dukej e bukur si një lule bore,
me dy gërsheta supeve maleve kur ngjitej.
Jeta dhe vështirësitë e bënë më bujare,
e fisnikëruan dhe i dhanë një pamje tjetër.
Në mes të dimrit me buzëqeshje sillte behare,
dhe të ardhmen e projektonte si piktore mbi letër.
Kjo është nëna ime dhe dihet më e mira në botë,
ajo na mësoi ta duam jetën me shumë dashuri.
Një fjalë e urtë populli kot nuk e thotë,
bëm o nënë të të ngjaj në shtat e në sy.
Jetojë tetëdhjetë e tre vite,
dhe pastaj iku fluturojë si shpend në hapësirë.
Unë e kujtoj në zakone dhe rite
dhe herë pas here takohemi në ëndrra me shumë dëshirë.
Tani edhe unë po plakem
edhe një ditë zoti do na bëjë sërisht bashkë.
Atje do ja fillojmë nga e para jetën.
Do ti festojmë Bajram edhe Pashkë,
dhe ndonjë kënge do ja marri me thënë të vërtetën.
Më 8 Prill lindi nëna ime,
ja si sot e njëqind e dy vite më parë.
Mes varfërisë e detit me gjëmime
dhe e mbylli jetën tepër zemërvrarë.