Fati s’është i njëjtë për të gjithë,
ndryshe kurrë nuk do të quhej fat.
Cave u dha gjalpin me gjithë drithë,
Ca të tjerëve krunde dhe shtrëngatë.
Unë nuk pata ndonjë fat të zgjedhur,
po pa fat,fare nuk kam mbetur.
Lumin mbi një tra i vetëm e kam hedhur,
buzët tharë edhe krejt i tretur.
E kërkova fatin nga çdo anë,
edhe lutesha e bjeria në gjunjë.
Ç’më takonte asnjëherë s’ma dhanë,
por ma morën dhe të vetmen gunë.





















