Suplementi Pena Shqiptare/ Prof. Përparim Kabo: Kam mall…

 

Kam mall për

Sigal

drurët që digjen

vatrës,

për krahët që i sjellin,

pa çka se jashtë bie

dëborë…,

për ata njerëz që të

kanë hapur dyert e

zemrës…

Kam mall për ato

shtëpi të thjeshta…,

ku e zonja zë brumin

llërëpërveshur

Ai që të ka dhënë jatak

pyet “ si je?”,

duke të parë drejt e

në sy…

Kam mall për sytë e

çiltër të fëmijëve

faqekuqë,

të dlirë dhe kuriozë…,

për plakun e moçëm,

që aq bukur hesht e

flet…,

si ata filozofët e

verbër.

Kam mall të udhëtoj,

të takoj njerëz që

thonë atë që mendojnë…,

pa censurë,

njerëz të bardhë si

drita…

Kam mall të takoj

njerëz pa mure të

ligësisë.

Kam mall të rigjej

veten si ishte aso kohe,

kur sende kishte pak e

zemër kishte shumë,

kur fjalët “ Faleminderit” e

“ Mirardhsh”

shkruheshin në ajrin e

kohës…

Kam mall të ndiej

erën e drurëve

përflakur në vatër…

Kam mall që jeta të

udhëtojë rrugëve të

shpirtit, si dikur…

Kam mall që e shkuara

të jetë edhe e

ardhme…