Suplementi Pena Shqiptare/ Poezi nga: Fiqirete Kukli

760
Sigal

 Jam era  e çdo stine…

Nëse më pyet se kush jam unë

Përgjigjen ta jap me erën

Unë puthjet mbaj mbyllur

Në një re’të bardhë mbështjellë

Era kërkon urdhrin tim për ti nisur

Vjeshtën kam ndër duar

Me gjethet e thara,

Aty ndër gjethe je  dhe ti

 

Nëse më pyet se kush jam unë ,

Pa ngurrim të përgjigjem

 

Jam puthja

Ajo e ngadalta ,

Pa nxitimin e ikjes

Ujin e reve të zeza fshij nga sytë e mi ,

Më tremb ai shi..

 

Se më pyet kush jam unë

Të përgjigjem, se jam deti blu

Ai që depërton pa ndroje syve të tu,

Bluja ime të zbukuron,

Të çlodh,të qesh ditën

 

Se do më pyesje kush jam unë

o ku jam

Unë do të përgjigjesha

Këtu dhe atje,

Me erën jam e shoqëruar

Duke të kërkuar

E kudo  do të të gjeja ,

Luftë do bëja me  botën e tërë

Për të të puthur

Për të të bërë të lumtur

 

E se më pyet tani kush jam

Do të të përgjigjesha

Me zërin e shpirtit

 

Jam era…

Era e çdo stine…

 

Jam ndërtuar nga   shumë ëndrra

Jam ndërtuar

Nga ëndrra, shumë ëndrra

Të marra ndër duar

e shpesh më janë thyer aty.. . ndër gishta

Jam e ndërtuar nga bimë e lule

Që shpesh me frymë i mbaja të çelura

Por shpesh thaheshin nga lotët për ëndrrat e thyera

 

Unë ndjej mall për vende që nuk I kam parë,

Tokat që më përkasin e jo

Kam mall për përvojat e pajetuara

Edhe si i kam ëndërruar tashmë kam mall

Ato mbeten një dashuri e përhershme e imja

 

Unë jam ndërtuar nga çastet e pandalshme

Që shpeshherë më lënë pa gjumë

Unë eci edhe me symbyllur

Ka çaste që bëhem somnabul

 

Unë jam ndërtuar edhe nga lotët

Shpeshherë kam mbyllur sytë deri në dhembje

Që mos rridhnin , se më thanin ëndrrat

Por ata binin e brazda mi bënë rrudhat fytyrës

 

Kam qarë shpesh për gjërat

që kam dashur ti ndryshoj

Miqësitë që kam dashur të ruaj

Që i kam gjykuar kur i humba

E më pas jam penduar

 

Jam ndërtuar nga kujtime unë

Kujtime që kam frikë se mos i harroj

Kam frikë të plakem

 

Nuk dua të jem e ndërtuar me plakje..

 

Më dërgoni një ftesë dasme -gushti

 

Më dërgoni një ftesë dasme -gushti

Më ë keni harruar,

Qëkur ika këtej detit nuk kam parë dasma

Ma dërgoni thjesht ,

Pa shumë fjalë shkruar

Vetëm je e ftuar

 

Më ka marrë malli të shoh nuset e gushtit ,

Të pjekura nga dielli, me supet nxjerrë ,

Dritë argjendi hedhur,

Kanë flokëve lule behari

 

Më nxirrini nga sënduku veshjen

Që gjyshja i qepi nënës sime për nuse,

Atë me florinj ballit.

 

Më thërrisni pipzat e Rrajcës

Sapo të dal në krye të Shkumbinit

e me t’ja marr valles

 

Më dërgoni një ftesë dasme në gusht

Na harruat……