O Nëna a më ke xhan,
më thot nipi kapedan?
Ju kam jet ju kam shpresë,
zëmra e nënës ini vet.
O Nëna a më ke xhan?
Thuaj prap more derman!
Je i vogël se kupton,
nëna juaj ka më shum.
O Nëna a më ke xhan?
Më kënaq e lumturon…
Djali djalit të jep jet,
i paçim o Zot për jet.
O Nëna a më ke xhan?
Derman kokës ju kam!
U bëfshi 100 vjeç,
të mbarë e me shëndet.
Jo jo prap më thua:
më ke xhan o nëna mua?
Refren në gojë mban,
Mjalt i mjaltit për të tërë.