Suplementi Pena Shqiptare/ Mimoza Gjoni Alushani: Këndon Bilbili

Këndonë bilbili,

Këndonë për mua,

NOA

Me zërin e bukur,

Thotë se të dua.

 

Dale bilbil dale,

Mos bëjë shaka,

Po më theve zëmrën,

Hynë në gjyna.

 

Jo për kokën tënde,

Është e vërtetë,

Zëmra nuk pyetë,

Ajo vendes vetë.

 

Po dhashë fialën

Nuk të ndahem jo,

Ndaje bilbil mëndjen,

Më do asmë do.

 

Po digjem o zëmër,

Si nuk e sheh vallë,

Unë të dëshëroi,

Një orë e më par.

 

Fillo bilbil këngën,

Unë do e mbajë,

Dimrin e ftotë,

Ta bëjmë behar.