Suplementi Pena Shqiptare/ Mimoza Eliona Osmani: Harron…

Kërkomë në qiell natën vonë;

të mos humbas mes yjesh lart.

Sigal

Ti mund të jesh një elektron,

por unë jam frymë me frymë të zjarrtë .

 

Kur ajër thith, përthith dhe mua,

disa sekonda mbyll sytë pastaj.

Por, para se t’i hapësh, dua

të thuash: “Sot është si ditë maji.”

 

Se ka aromë lulesh kjo stinë!

Fillojnë që të shkurtohen netët,

dhe metaforë për dashurinë,

është sythi që nis të hapë fletët.

 

Harron, kur pret në dritë të dukshme,

dhe që jam xixëllonjë kujtimi.

Si ajri ditën – e padukshme,

e kuqe flakë tek perëndimi…

 

Në qiell natën vonë kërkomë!

Kape një xixë për gjoksin tënd.

Unë jam një grimcë nga një atom,

Ti – yll i hënës së argjendtë…