Suplementi Pena Shqiptare/ Mimoza Çobo: Burimi i fshatit tim

16
Sigal

S’më pritej sa të vija tek ty burim i vjetër,

ku kam lagur faqet e skuqura prej djersës,

kam thithur ujin tënd me buzën e djegur,

kokën kam vendosur aty ku ndieja rrjedhën.

Më tundon dëshira të lag në rrjedhë buzën,

ndër gishta të derdhet njomësia e gurrës,

shpirti të më bredh atje ku lulja puth ujën,

dhe rrjedha gjarpëron si dikur mes fushës.

Mallin e fëmijërisë t’ia hedh parfum buzës,

që ka atë aromë kur lagesh fustani ujësh,

nëpër rradhët blu që përkëdhelnin gjunjët,

dhe zemra dilte vendit fluturimthi mbi gurët.

Ta shijoj burimin, si atëherë me fëmijërinë,

të mbledh ca luledele t’ia vendosë zinxhirë,

rreth qafës së gjatë mbështjellë me magjinë,

aty ku përjetësia e burimit çmallet me njerinë.