Suplementi Pena Shqiptare/ Mihallaq Qilleri : Tango shiu

276
Sigal

Në parkun e vjetër, vetmuar nën shiun e imët,

Dritë e mekur mbuluar gjethesh prej vjeshte

Trungje të zinj, të zhveshur nga vjeshta e tretë,

Prisja si një lypsar i çuditshëm, askënd, as ty.

Stoli i vjetër, e vetmja vetmi sendesh të patretur,

Një si mjegull tyl-martese endej drithërues sipër natës

Nuk e dija, nuk e dija se do të mbërrije ndonjëherë aty.

Nuk e dija nëse ndodheshe në Itali, Brazil a Suedi,

Kur në një letër më kërkoje të vallzonin se toku nën shi,

Tangon e famshme të Jeniffer Lopez, e Richard Ger, çudi,

I mahnitur lashë gjithçka absurde, të ngrohtë, të flligësht,

Dhe zgjodha këtë park të vjetër në periferi,

Ndrojta ende nuk kishte ikur e gjitha kur arrita,

E dija se e gjithë kjo ishte jo thjesht e vetëm çmenduri.

Nën shiun e butë, nën shiun e heshtur, ja tek mbërrite vërtetë

Kjo copë e planetit të errët, pa njeri, befas ndriti çuditshëm,

U ngrita ngadalë të të prekja butë, mahnitshëm, rrënqethshëm,

Nuk dija nëse doja të vallzoja, apo të të mbroja nga të ftohtit.

Këmisha e lagur linjat e turpit biskonjë të tregonin tani,

Dhe ti u mbështete pas meje e thjesht më the përsëri,

Të vallzojmë tangon tonë e pastaj, pastaj..të bëjmë dashuri!