Suplementi Pena Shqiptare/ Mexhit Prençi: Kundër konceptit “KULTURA E KRIMIT” ?!

298
Sigal

Konsideratë të lartë për TERMIN “KULTURË”, në FJALORI I GJUHËS SHQPE.

Para se të citoj shpjegimin e gjuhëtareve & akademikëve për polisemantikën e fjalës “Kulturë” , po ju njoh me disa shembuj nga togfjalëshi “kultura e krimit”:
– kultura e dhunës
– kultura e vrasësit
– kultura e krimit
– kultura e gjakmarrjes
– kultura e mosndëshkimit
– kultura e padrejtësisë
– kultura e zakoneve prapanike
– kultura e hajdutit
– kultura e gënjeshtarit
– kultura e injorantit
– kultura e të korruptuarit
– kultura e imoralitetit
– kultura e mashtruesit
-kultura e gangsterit; e të tjera, e të tjera…

Ja si është përcaktuar semantika e fjalës “Kulturë”: në Fjalori i Gjuhës Shqipe.

  1. “Tërësia e arritjeve të një populli dhe të gjithë njerëzimit në fushën e prodhimit, zhvillimit shoqëror dhe mendor ; shkalla e këtyre arritjeve dhe këtij zhvillimi në një etapë të caktuar, fusha e zhvillimit shoqëror që përfshin krijimtarinë e gjithanshme në gjuhë, art, letërsi, shkencë dhe tërë jetën shpirtërore. Kulturë kombëtare shqiptare, kulturë popullore, kulturë e lashtë (mesjetare) kulturë e re.
  2. Shkalla e zhvillimit që ka arritur një popull, një grup shoqëror a një njeri në një fushë të caktuar të veprimtarisë; kulturë shëndetësore, kulturë muzikore, kultura gjuhësore, (shtoj kultura teatrore, M.P.)
  3. “Tërësia e njohurive dhe shprehive të sjelljes dhe edukatës që ka përvetësuar dhe përvetëson një njeri në shkollë apo në jetë; zhvillimi i veprimtarisë artistike e kulturore. Njeriu me kulturë” etj…

Konceptin “Kultura e krimit” e artikulojnë disa analistë, politikanë, deputetë, sociologë dhe intelektualë. Sipas meje, kjo është një qasje e gabuar, empirike dhe amatoreske, që i serviret publikut si një mjegullnajë, çka për mua është e pranueshme për stadin e zhvillimit dhe progresit te kulturës dhe qytetërimit të sotëm në rrafshin e dijeve, kulturës dhe shkencës gjuhësore.

Sokrati, në fund të jetës së tij ka thënë: “Di një gjë, që s’di asgjë!”
Ndërsa, ligjëruesit e togfjalëshit “Kultura e krimit”, në kokat e të cilëve është ngulitur mendimi se dinë gjithçka, nuk njohin vetveten…

Kumti i Sokratit është: “Njeri, njih vetveten”.