Suplementi Pena Shqiptare/ Merita Gruda: Deri ti vish ti

As sonte s’jemi bashkë,

andej e këndej telefonit bie shi

Sigal

e unë kam ftohtë…

Zëri yt i butë, mençurisht i butë,

më mbështjell të tërën

të më mbajë ngrohtë,

deri të vish ti.

Stina që bulon buzëqeshje

 

Trung i errët, ngjyrë dheu

i zymtë si toka në dimër

ndryn jetën

Limfa përrall rrëfenja me dritë

e ndez dëshira te degëz e re

sythi buthton prej puthjes me diell

lëng i jetës dridhet ngrohtësie

e stina bulon buzëqeshje

mbi degëzën

që shpërgjumi e para pranverën.