Nëpër natë
e verbër era
verbër kërkon shiun!
Ne rrimë ndanë udhe;
nuk ia dimë as emrin,
as për ku vemi s`dimë!
Fjalët na kanë lodhur ,
dhe i dëgjojmë ende si të pa lodhur;
çuditërisht i duam në çdo çast
dhe ditë për ditë fjalët !
Fjalët gjithnjë një rrenë të lashtë
na sjellin,
dhe nëpër natë era
e verbër gati s´plas.
Kërkon lotë shqipesh nëpër qiell
për t´a freskuar ballin…
Më kot kështu,
më kot
në qiell shqipe s’ka,
dhe as përposh në shkëmb
duke mprehur sqepin…






















