Nën hënë, e nën yje,
të kërkova në çdo vend.
Më shumë se hëna poshtë ndrisje,
ndrisje me portretin tënd.
Sot që është dhe hënë e plotë,
një shkëlqim në pafundësi.
S‘habitem që yjet e hëna sot,
bukurinë tënde e kanë zili
Penën Ja Thyen Poetit
E mbyllën poetin si hajdutin në burgë!
I morën penën e ja thyenë copë copë.
Lotët nga sytë i rridhnin si shiu curgë
dhe në shpirtin e vrarë ju hapë një gropë.
I dhanë çekan e lopat të bënte mure shtëpie:
Këto janë për ty, i thanë duke e sharë.
Poeti me zë bërtiti; oh pika që s‘ju bie,
kur i thyeni penën atëherë poetin e keni vrarë.
Nën trysnin e xhelatit bëri mure me llaq.
Me gjakun e tij shkroi në mur një vargë të lirë.
Poeti vdesë po ja thyetë penën, vetëm kaq;
pa penën e poetit bota është plot errësirë.
Unë, për Yll, Ty të Zgjodha
Sonte qiellin e lashë bosh;
të gjithë yjet me dorë i mblodha.
Kot lodhesh t’i kërkosh;
Unë, për yll, ty të zgjodha.
U fikën yjet të gjithë një nga një,
prandaj qielli e ka humbur ngjyrën blu.
Tok u mblodhën së bashku tek ti,
të shkëlqenin te sytë e tu.





















