Suplementi Pena Shqiptare/ Sabrie Selimaj: Të kam inat

204
Sigal

Të kam ”inat” ta dish mirë,

falendero zotin që je larg!

Do vija si hëna në errësirë,

të nxirr ”inatin farmak ”!

`

Të kam inat`s`të mbaj mëri,

udhës në heshtje vazhdoj

duke shpresuar tëvish përsëri.

Ta dish nga ”inati” s`të harroj!

`

E ç`të them unë` o inati im,

kur ti je kaq larg, nga mua?

Do ta kuptosh kur t`vi pranë

sa mall për ty ka një grua!

`

Ti më ke inat, unë ta besoj.

Ndoshta unë të kam më tepër:

kur fjalos me ty a të lexoj…

them me vete, mos është tjetër?

`

Të pathënat i mbaj për vete,

si dhimbjen do t’i marr zvarrë

Ti thur ca vargje në heshtje,

kur trupi im të jetë në varr!

`

Dy vargje shkruaj për mua!

U thuaj: Kishte fatin e trishtë …

U thuaj: Sa të deshti ajo grua!

U thuaj: Që dhe Ti e doje natyrisht?

`

Sabrie Selimaj