Suplementi Pena Shqiptare/ Vaso Papaj: Ti!

20
Sigal

 

Je mendimi im i parë:

Tingull zgjues çdo mëngjes.

Je e fundit dashuri:

Puhizë mbrëmjeje

që më ndez.

Je arsyeja më e thellë

e çdo hapi që unë hedh.

Histori më të pabesueshme

nuk kam njohur ndonjëherë.

Nuk më ndahesh

e s’të ndahem,

brenda qenies sime bredh.

 

Më sill pak det!

 

Më sill pak det

nga ai që përkëdhel brinjët e qytetit tim;

e dua nga ai të jetë.

Më sill pak det!

Në valixhe ndrydhe, si përrallat me qilim,

si suferinë mbi retë,

ta derdh mbi faqe e flokë.

Të ngopem e të dehem me aromë e kripë,

ta përqafoj si shok.

Më sill pak det!

Të lutem, më sill pak det! Të vras vetminë.

Vetmia po më vret.