Ishte
një ditë e çuditshme,
kur
dikush
në krye të një shteti të M-
i tha
një shteti tjetër të V.
Bëhu shteti im nr!
Dhe kur
askushi
në krye të
një shteti tjetër të V,
mori karrigen e vet,
iku…
dhe nxorri gjuhën:
“Ik
more
Burrë i vogël!”
-tha!
Kush e tha?!
Tani vonë,
sa vonë,
unë Burrë i Leshtë
kuptova:
Njeriu
më
i
përshtatshëm
për
të
zgjedhur
Bukuroshen e Botës
është
i verbëri!
Dhe:
këngën më të mirë
ua cakton shurdhi
udhëve të Botës!
Poezia vdiq!
Rroftë Poeti!