Pemët flasin!
Është era që ua rrëmben fjalët
dhe ua shprish,
nëpër udhëtime të shkurtëra.
Të uriturit nuk flasin!
Sytë e tyre
me kujtojnë tërfilin
dhe natën e vështirë…
Edhe guri flet!
Rruga për tek vatra ka gjuhën e tij.
Aty dëbora bëhet një përrua i ngushtë malli
e prek buzët e burimit.
Të diturit nuk flasin!
Ia kane hapur shtegun
një gangsteri të ëmendur,
që mbart nëpër dhëmbë
një pistoletë kobalti…
Nënat nuk flasin,
as vajzat!
Një buzëqeshje e trishtuar
është bërë qielli i tyre;
dhe lotët janë bërë det,
në anët e bregedeteve
ku pluhurat e rënda të kurvërisë
kanë ngritur getot
për dashuritë…
Nuk flasin as burrat, që janë burra!
Kuvendet e tyre të heshtur
vrejnë si po e bren horizontin e zërit
një mi…




















