Koha nuk mjafton nga e para t’ia fillosh:
Lojëra me dashurinë të bësh,
dëborë nën qepalla të vendos.
Në ikën, s’vjen.
Mbesin kohës dallgët e mallit
Dashurisë.
Të tjera zëra zhurmojnë jetës.
Koha nuk mjafton të ringrihesh,
kur gjumi i trishtimit nga shpirti s’të del.
Aty ku ishe mbete
në çdo hallkë ndryshen dëshirat
e jeta shndërrohet në asgjë .
Koha nuk mjafton,
të thërrmosh gëzimin në gojë dragonjësh
të etur për rrebelizmin tënd.
E shpirtin të japësh
se shpirt më nuk gjen.
Koha nuk mjafton të mburremi!
Në vesh, në vend të veprave zhurmon djalli.
dhe kur egoizmi sundon arsyen
miqtë ikin .
Vetmia në prag vjen!
Koha nuk mjafton për shërim,
kur deliri i madhështisë qënien moleps.
Qiejt e kaltër humbasin shpirtit.
As dritë e dijes më nuk flet .
Hesht arsyeja;
rrugë pa krye trokasin,
e ti shndërrohesh në asgjë.





















