Suplementi Pena Shqiptare/ Luan Çipi: S’ka më të bukur se Vlora

28
Sigal

S’ka më të bukur se Vlora;

Kryefjalë e bukurisë!

Ç’të sheh syri, shkruan dora:

Mrrekulli e Paradis!

 

Karaburun, Zvërnec, Sazan,

kur i sheh gëzon më shumë.

Llogoraja- Radhima pranë,

duken si ëndërra në gjumë.

 

Shkon më tej:Tuneli, harqet,

shoh Palasën, qielli flakë.

Pamja e pa parë, na shfaqet:

Deti përshëndet me dallgë!

 

Të fanitet syri fare:

Mes ullinjë e portokalle,

ja, Himara Atdhetare,

për Shqipërinë, heqin valle!

 

Nga krahu tjetër, Zvërneci,

për karshi: Narta dhe ngjoli,

Manastiri, dritat ndezi,

panoram e bukur doli.

 

Deti, gjiri, kodrat, mali,

kënaqësi e adhurim!

Nga Kurbeti, sodit djali:

i shkon mendja për rikthim.

 

Vijnë e shkojnë miljonë turistë

Shqipërinë e vizitojnë,

duan të futen në listë,

të relaksen, kur pushojnë.