Suplementi Pena Shqiptare/ Liliana Shkodrani: Si ditar…si përshëndetje…

213
Sigal

 

Po eksperimentoja një tjetër rrufitje të kafesë, kur ra zilja e telefonit e nga ana tjetër, më pyetën nëse desha të ndërroja kompaninë  telefonike.

Kafeja që kish mbetur, m’u duk se më thërriste të shijoja një çast të skajshëm të gjesteve fëminore që si duket, nuk u braktiskan kurrë.

Po më zuri kolla e shpeshtë, e harrova kafenë po të shqisja nervozizmin që më injektoi telefonata, nuk munda dot.

E kështu, në vend të vazhdoja me ritmin e ngjeshur të kohës dedikuar rregullit në shtëpi, u mora me krasitjen e luleve në ballkon.

I zbraza pak duf atye përmes çudisë se si mundën nga ngrysja në gdhirje kishin krijuar ende gjethe të verdha e boçet e tyre të mbushura e dendësi petalesh- e kam fjalën për mullagat e shëndetshme , kishin në mes tyre petale të thata. I heq ato- ” Të është bërë mani më thotë  çdo herë një zë i dytë në brendësi të ndërgjegjes; që nuk duron dot mbarvajtjen natyrale; e shton:- ” të rroftë që në llafogjinë tënde përdorë shpeshë herë atë frazën: nuk e dua perfeksionizmin, sepse më duket jo tërësisht i vërtetë”. E pastaj i shton dhe një bisht bindës -” duhet të jetë i mërzitshëm perfeksionizmi …apo përsosmëria thuhet në shqip?”

E, m.gj.th – si mëngjeset, si mbrëmjet e pasditet, shpesh më janë të pajisura me interrutorin e shqetësimit momental, po dhe me lumturinë e çastit që zgjat sa rrufeja që shkrep, e përsëri rifillon një tjetër gjendje e përputhur me ritmin pathollog të dëshirës për mbarëvajtjen e jetës, duke u përbërë ndoshta, dhe nga sakrifica për mbijetesë, që eksperimentohet pa e zgjedhur po e ndodhur në të, nga domosdoshmëria e pa duhur për të gjithë, po për ata që zgjedhin, mos rrufisin kafen më nge.