Suplementi Pena Shqiptare/ Kostandina dhe Maria Gusho: Letërkëmbime të Lasgushit

Kostandina dhe Maria Gusho

Të dashur lexues,

Sigal

Për hartimin e këtij libri, me vlera kombëtare dhe

letrare, ne, vajzat e Lasgush Poradecit, jemi mbështetur

në arkivën e tij. Në këtë arkivë janë ruajtur me kujdes të

gjitha letrat që kish marrë Lasgushi nga të tjerët.

Ndoshta, rast i vetëm në letërsinë shqipe, por edhe

më gjerë, Lasgushi mbante kopje të letrave që ju dërgonte

të tjerëve. Dhe kështu me kujdes i çiftosëm letrat. Ishte

një punë shumë e lodhshme dhe kemi punuar me durim

shumë kohë.

Letërkëmbimet e ruajtura me aq kujdes, nuk janë

thjesht thesar personal i një mendjeje të ndritur, por një

trashëgimi e gjallë, e cila fton lexuesin të depërtojë përtej

sipërfaqes së zakonshme të komunikimit. Në to gjejmë

jo vetëm ndërrime idesh dhe mendimesh, por edhe

pasqyrime të thella të një kohe të kaluar, të një kulture

dhe të një shpirti të etur për të kuptuar njerëzit, botën

dhe vendin e tij brenda saj.

Vlera e këtyre letërkëmbimeve qëndron në fuqinë

e tyre për të shkrirë kohën dhe hapësirën. Ato ruajnë

në vetvete frymën e një epoke, përvojat e ndara dhe

marrëdhëniet e pasura që ndërtohen ndërmjet mendjeve

të mëdha dhe zemrave të hapura. Me një kujdes që përçon

një vlerësim të thellë për dijen dhe artin e shkrimit,

këto letra mbartin jo vetëm kujtime personale, por edhe

mesazhe universale.

Në çdo rresht, shpaloset përpjekja për të përjetësuar

një moment të qartë të mendimit, një emocion të thellë,

ose një ide të freskët që ende sot mbetet frymëzuese.

Ky libër është më shumë sesa një grumbull letrash;

– është një urë e lidhur mes të kaluarës dhe të tashmes,

një testament për ndikimin e fuqishëm të fjalës së

shkruar dhe një thesar i pashtershëm i gjuhës për ata

që kërkojnë të depërtojnë në thelbin e vërtetë të dijes dhe

ndjenjave njerëzore.

Ky libër paraqet një rast unik në letërsinë tonë dhe

ndoshta edhe më gjerë, duke u dalluar për një veçanti

të rrallë, pasi Lasgushi jo vetëm që i ruante me kujdes

letrat që i vinin, por edhe kopjet e letrave që ai vetë

dërgonte. Ky akt i jashtëzakonshëm tregon jo vetëm

një mendje të përkushtuar ndaj dialogut, por edhe një

dëshirë të veçantë për të ruajtur gjurmët e mendimeve,

ideve dhe ndjenjave që përshkruanin marrëdhëniet e tij

me botën përreth.

Në një kohë kur letrat ishin mënyra më e

drejtpërdrejtë për të ndarë mendime dhe për të krijuar

lidhje, Lasgush Poradeci e ka kuptuar më së miri fuqinë

e komunikimit të shkruar si një dialog që nuk duhet të

humbiste. Duke ruajtur të dy anët e bisedës, ai na lejon

sot të kemi një pamje të plotë të ndërveprimit njerëzor

dhe intelektual. Ky veprim tregon një ndërgjegje të lartë

për vlerën e kohës dhe për rëndësinë e asaj që mbetet pas

nesh si dëshmi e ekzistencës sonë.

Ruajtja me kaq kujdes e këtyre letrave tregon jo

vetëm një mendje të MADHE siç është ajo e Lasgush

Poradecit, por edhe një ndjenjë e thellë e përgjegjësisë

për ta ruajtur historinë përmes përvojës individuale dhe

intelektuale nëpërmjet tyre.

Në çdo rresht, shpaloset përpjekja për të përjetësuar

një moment të qartë të mendimit, një emocion të thellë,

ose një ide të freskët, që ende sot mbetet frymëzuese.

Këto janë vetëm një pjesë e letërkëmbimeve, të

tjerat presin…

Ja mesazhi rrënqethës i Maries, vajzës së poetit në ditën e botimit të librit me letërkëmbimet e Lasgushit.

O shpirt i bukur, o babai im i shtrenjtë, po të gëzoj me një lajm të mrekullueshëm. Tani kam në dorë të botuar librin me LETËRKËMBIME. E botuam ne, bijat e tua, Kostandina dhe Maria me shpenzimet tona TA GËZOSH TI DHE TË GJITHË ATA QË DO TA KENË NË DORË KËTË VLERË TË KULTURËS SONË KOMBËTARE. Libri ndodhet te Librari “Plisi” te pallatet e Derveneve te Rruga e Qelqit. MUND TË MERRNI EDHE NË KËTË NUMËR TELEFONI 0696163329 dhe libri ju vjen në shtëpi.

 

Nga letërkëmbimet me:

Kristo Dako

Gjeorgjia Filçe

Mihal Sherko

Mbretërija Shqiptare

Dhimitër Canco

Reuf Zaimi.

Andrea Ktona

Petraq Ktona

Petraq Mëngri

Mihal Xoxe

Aleks Buda

Pasko Mili Pasko

Lumo Skëndo

Faik Konica

Dr. Jovan Basho

Inspektoria e Studentëve të Austrisë

Odise Paskal

Dr. Gjergj Pekmezi

Gjergj Bubani

Skënder Luarasi

Eqrem Çabej

Tefta Tashko

Gaqo Tashko

Musine Kokalari

Emrush Myftari

Carl Lenders

Nush Bushati

Kel Marubi

Ramazan A. Mneri

Lef Nosi

Stefan Shundi

Hristo Stefan

Rosolino Petrotta

Renato Baldini

Pjetër Guraziu

Sofika Opari

Thanas Konomi

Hilmi Leka

Llukë Karafili

Angelo Leotti

Baba Ali Myrteza Kruja

Vani Burda

Leonidha Naçi

Beqir Çela

Kristaq Tërpo

Themistokli Duro

Hipokrat Popa

Dhosi Havjari

Sami Sulstarova

Gaqo Mosko

Zef Schiró

Paolo Schiró

Istituto Orientale Di Napoli .

Dhimitër Falo

Eftim Kovaci

Domnului Eftin Kovaçi .

Achile Eftimiu

Kristo Kono

Pandeli Evangjeli

Jani Evangjeli

Jonel Evangjeli

Kristaq (Taqi Evagjeli)

  1. Xhaxhuli

Hil Mosi

Përpjekja Shqiptare

(Revistë Kulturale e Përmuajshme)

Kartvizitë e Branko Merxhanit

Simon Shuteriqi

Sterjo Spase

Behar Shtylla

Petraq Peppo

Fadil Hoxha

Casa Editrice Palermo

ORGANE TË SHTYPIT

Komiteti “At Gjergj Fishta”

Bashkia Korçë

Revista “Neo-Shqiptarizma”

Shtypshkronja Gutenberg .

Miku i Popullit

Fryma .

Kombi

Zoi Xoxa

Vullneti

Tomori

Demokratia