Nga vitet e shkollës mbase ju kujtohen:
– ekuacioni i rrethit: x2 + y2 = 1
– ekuacioni i elipsit: x2/a2 + y2/b2 = 1 apo
– ekuacioni i hiperbolës: x2/a2 – y2/b2 = 1 që pasqyrojnë në plan figurat gjeometrike respektive të rrethit, elipsit dhe hiperbolës.
Një ekuacion i ngjashëm, ai që tregohet në figurë, paraqet një kurbë që ka formën e zemrës dhe ky është shkaku që në Matematikë njihet si “Ekuacioni i Dashurisë”
Gjetja e këtij ekuacioni i përket matematicienit, fizikanit dhe inxhinierit skocez William Rankin (1820-1872) që e formuloi në vitin 1845 dhe e pagëzoi si – “Ekuacioni i Dashurisë”