Ti je festa ime:
Kartolina më e bukur e shkruar për mua.
Magjia e çdo fjale të ëmbël.
Melodia qetë e flladit të lehtë.
Format më të bukura në ré krijuar.
Emocioni i çdo rrahje zemre.
Ti je festa ime:
Zjarri ngrohtë në oxhakun e shpirtit tim.
Drita e lehtë në abazhurin pranë shtratit tim.
Emocioni i çdo rrahje zemre.
Ti je festa ime:
Nuk të dua vetëm për Krishtlindje dhe Vitin e Ri;
të dua pranë në çdo ditë të bekuar jete.
Ajo
Ajo u end në rrugët e lagështa të qytetit me shi.
Ishte bosh,
asgjë nuk e gëzonte,
as e lumturonte.
Nuk ndiente dhembje në shpirt,
as gjak t’i pikonte nuk pa.
Grija e qiellit këtë mesditë, nuk e trishtonte.
Ecte në rrugët që këmbët e kishin mësuar adresën.
Por, sytë e saj nuk shihnin asgjë përreth.
Nuk ishte vetëm,
një çadër e kuqe e shoqëronte.
E si për kujtesë, syzet e saj përplaseshin me bishtin e cadres.
Pikërisht kur semafori tregonte të kuqen për këmbësorët.
Dhe ajo mundte të ndalonte hapin.
Nuk ishte vetëm jo:
Në çdo rrugë kishte lënë kujtime,
të cilat vendosi t’i fshinte me shiun e sotëm.
Ajo zgjodhi të donte veten e saj më shumë.
Jo të ishte vetëm.