Suplementi Pena Shqiptare/ Izet Shehu: Midis ëndrrave

Shoh me mijëra ëndrra para!
Lè me mijëra ëndrra prapa.
Midis tyre paq u vara,
fët një fije bari kapa.

Edhe thirra:
Ja shpëtimi!
U rrëqeth fija e barit.
Si feniks brofur prej hirit
krahët rrahu shpend i mallit.

Sigal

S’gjen qetësi kjo bot’ e rreme.
Dimrit ngrica,
Verës vapë.
Fija e barit – blerim shprese
Midis ëndrrave u shtang.

Midis ëndrrave vrapoja,
midis mjegullave pafund.
Ujk i zi që nga zgërbonja
doli edhe bishtin tund.

S’di në ballë të shpurës isha,
a në fund, mirë s’e di…
Pyll i tërë mbushur me bisha,
pllaj’ e tërë plot me gjarpërinj.

Po nga vija?
Po nga shkoja?
Pse vrapoja si i marrë?
Mbi një trung klithte shqiponja,
qyqja qante mbi një varr.

Si u ndodha aty pari?
Si e si, bëja çudi!
Veç vrapoja rrëzë një mali
midis ëndrrave mavi.