Suplementi Pena Shqiptare/ Ilmi S.Qazimi: Atdheun e mbrojnë trimat

-Homazhpër mësuesin K.Vasili-

Pedagog, sinqerisht i respektuar!

Sigal

Dyzet vjet pa u takuar.

Qemë tepër të malluar…

Kur të pamë,folëm për t’uprezantuar:

 

“Nxënësit tuaj,viti njëmijë në të qindgjashtëdhjetë e nji”!

“ Të kam në mend, ty! Kurrë s’të kam harruar…

Atë shokun, plumbin më vër, s’embaj mend, Ilmi”!…

Dhe na fole gjatë si vëllai –vëllait, shtruar…

 

Në zemër na hyre me Naimin, Migjenin, Danten deri te Neruda.

Shpjegime të ëmbla për Gorkin,Gëten, De Radën a Pushkinin…

“Begatinë e jetës, nxënës të mi, do e gjeni vetëm te puna”!

Na thoshe pastaj: “Mbrojtja e atdheut kërkon vetëm trimin”!

 

Na mësove si të flisnim ngadalë,qetë, përherë

Dhe fjala gjithnjë të na kishte peshë.

“Shkruaje e lexoje për disa minuta faqen në defter .

Dhe që të bindesh,dëgjoje me veshë”!

 

Kur kërkova rekomandim për parti

Më thatë: ”je i vogël ende, je i ri”

Eh, sa kujtime aq të mira, ç’histori…!?

Dhe ju sot, në takim, ishit po ai:

I gjatë e shtatdrejtë, porsi një selvi.

I mprehtë e i thekur ashtu si në rini,

I thellë edhe në qesëndi,

Madhështor! Mbi të gjitha: NJERI!

 

Fluturuan motet tërë vrull e suferinë

Pedagog Kozmai, mosha të ka mpakur!

Me shpirtin e mësuesit, ju ruajtët rininë

dhe viteve u thatë:”Nuk jam për t’uplakur!”