Suplementi Pena Shqiptare/ Hyskë Borobojka: Armikut i mbyllet dera

206
Sigal

 

 

Dy luftëtarë të luftës çlirimtare, Doko Martina dhe Zeno Zerdelija , pas kaq vitesh vendosën  te shkonin në zonën e malësisë per të kujtuar vitet heroike e për t’u takuar me miqtë e tyre që i kishin pritur me dyer të hapura. Sa arritën në Kodra, këmbët i ndalën te shtëpia e madhe e Xhipe Nexhipit. Portën e gjetën hapur dhe nga oborri , i priti e zonja e shtëpisë, Trëndelina. -C’të kthejmë o miq, hodhet gurë prapa dhe ikët!- u tha ajo buzagas -Kemi qënë të mbytur më punë, me mbldhje e me rrëfime për luftën heroike, por kurrë s’u kemi harruar,- i tha Doko Martina. Në këto e sipër erdhi dhe Xhipja me mushkën të ngarkuar me dru. Si u përshëndet e u përqafua me miqtë, i ftoi të hynin brenda.  Sa filloi të errej u shtrua sofra plot me pjata, çanakë e gota. Për të nderuar miqtë, Xhipja thirri edhe disa burra nga farefisi i tij. Darka po vazhdonte me të ngrëna e me të pira e biseda për të kujtuar vitet e luftës. Në një çast u ngrit në këmbë Doko Martina, zuri për veshi një gotë të mbushur plot me raki ballë kazani e ligjëroi: -Të dashur e të nderuar miq, dua  të ngre një shëndet për mikun tonë të madh, Xhipe Nexhipin.. E shini kjëtë burrë të nderuar e të respektuar, në shtatë krahina nuk i gjendet shoku.Më shikoni mua, po mos ishte miku ynë Xhipe Nexhipi dhe shtepia e tij hanedane, nuk do isha sot këtu bashkë me ju. Kur u plagosa në betejën e Përroit të Thellë, Një muaj të tërë më mbajti të shtruar në shtëpi e u bë një mjek i mirë deri sa u shërova. Prandaj merrni gotat mbushini plot e kthejini me fund për shëndetin e mirëqënjen e këtij miku të madh! Të gjithë sa ishin në sofër dëgjuan urdhërin e dollibashit, ndërsa i zoti i shtëpisë po psherëtinte dhe iu drejtua Doko Martinës, duke i thënë: -Të mos e ngrinje këtë dolli për shëndetin tim, pasi unë nuk jam një mik i madh, por një armik. Kur dëgjuan fjalën armik, Doko Martinës i ngriu gota në dorë e po i dridhej, si purteka në ujë. Zeno Zerdelisë i ra balli mbi pjatën e mezesë e rrukullisi një gotë, që ra poshtë e u bë thërrime. Miqtë mbetën të ngrirë nga ajo fjalë e tmerrshme që dëgjuan nga goja e të zotit të shtëpisë. Sofra mbeti shtruar plot me të ngrëna e të pira, por miqtë pas kësaj fjale jallane s’vunë gjë në gojë, -Shtrojuni të flenë miqtë se janë të lodhur nga rruga e gjatë! –urdhëroi i zoti shtëpisë. Të dy miqtë u çuan për të fjetur në dhomën e katit të dytë. Si mbyllën derën, Doko Martina i tha Zeno Zerdelisë: -Po ne ç’na u desh kjo kafe e gjelbër, që erdhëm si cjapi te kasapi, për t’i vënë biografisë tonë të pastër si qelibari një njollë të zezë! -Ti më hëngre veshët të vemë njëherë në Kodras ku kemi qënë gjatë luftës se na këputi malli. Të bukur të vajtur, sa ramë në prehrin e armiqëve,- iu përgjigj Zenoja. Ti or mik i rregullove fëmijët,i shkollove e i punësove, kurse unë i kam akoma nëpër këmbë. Djali i madh i bëri gati kartat për diplomat, po kur ta marrin vesh se i jati është ulur e ka ngrënë bukë me një armik, si do t’i veje filli?!- foli me shpirt ndër dhëmbë Dokoja. -Po kur të na thërresin për t’u folur të rinjëve e pionerëve për heroizmin e treguar gjatë luftës , ndonjëri prej tyre mund te na kthehet e të na thotë: ”Kështu e zhvilloni luftën e klasave duke u u ulur në nj՚ë sofër me armiqtë?”. Të dy u shtrinë për të fjetur, por dyshekët jo sikur të ishin një pëllëmbë me lesh, por me gjemba. Përpiqëshin të mbyllnin sytë, por gjumi ishte arratisur. E çfar nuk sillnin ndër mënt. Në vëshë u tingëllinin si zile fjalët e Xhipe Nexhipit: ”Unë nuk jam mik i madh, po armik” Nata u dukej se s’kishte të sosur e s’po u durohej sa të zbardhte dita, që të iknin sa më parë nga kjo çerdhe armiqësore. Pas shumë përpjekjësh Doko Martina e gjeti zgjidhjen e i tha Zenos: -Të vemi në Komitet e t’u themi: – ku ta dinim ne se Xhipe Nexhipi nga patriot ishte bërë armik. Këtë zgjidhje e pranoi edhe Zenoja dhe pa zbardhur mirë drita, dolën nga dhoma e zbritën shkallët. -Po prisni o miq të hani mëngjesin se dhe mbrëmë, sofrën si e shtruam ashtu e ngritëm,- u tha Trëndelina. -Do të shkojmë shpejt se kemi një problem të madh për të zgjidhur! – iu përgjigj Doko Martina. Të dy miqtë ikën si era, madje pa u takuar me të zotin e shtëpisë dhe e ndalën vrapin në zyrat e Komitetit Ekzekutiv të Rrethit. -Kemi bërë një gabim,-i thanë kryetarit. Vajtëm në Kodras te miku ynë i vjetër Xhipe Nexhipi, por ai kishte rrëshëqitur në radhët e armiqve,prandaj do na falësh se nuk e dinim. -Loni vendit!- u çudit kryetari. Xhipe Nexhipi armik, kurrë. Dera e shtëpisë së tij gjithnjë ka qënë e hapur për miq e shokë. Ka bërë shaka më ju. -Jo, jo, na i tha me gojën e tij,-tha Zeno Zerdelija. -Ju them unë dhe mos u shqetësoni. Më sa hyn gamilja në vrimën e gjëlpërës, aq mund të hyje Xhipe Nexhipi në vathën e armiqve, prandaj rrini të qetë,- u tha kryetari. Kishin kaluar disa kohë nga kjo ngjarje dhe Xhipe Nexhipi vete në Tiranë. Duke kaluar rrugës sytë i panë Doko Martinën. Ky i fundit desh t’i bënte dredha e t’i fshihej,por Xhipja nxitoj më parë e i thiri: -Ku vete, o mik? Kaq shpejt më harrove? Mos vallë kam ndryshuar? Pastaj vrapoj e përqafoj e zuri për krahu dhe të dy hynë në një lokal aty afër. Sa zunë vend në një tavolinë, erdhi kamarierja për të marrë porosinë. -Dy kafe! – nxitoi Dokoja. -Kafet pihen në fund, prandaj na sill dy meze të mira dhe dy gota, – urdhëroi Xhipja. Porosia u krye me njëherë. Xhipe Nexhipi nxori nga xhepi një faqore me raki e i mbushi të dy gota, duke thënë -Eshtë ballë kazani, e kam nxjerrë vetë nga manaferrat. Të dy burrat përpoqën gotat dhe uruan. Por Doke Martina rrinte si mbi gjemba dhe i tha Xhipes: -Ç’qe ajo fjalë farmak  “ armik i madh”  që nxore nga goja atë natë në shtëpinë tënde kur unë ngrita një dolli për shëndetin tënd? -Të vërtetën thashë! – tha me ironi Xhipja -Ne vajtëm e pyetëm në Komitët dhe kryetari na tha se Xhipja ka bërë shaka, vazhdoj Dokoja. -Nuk kam bërë shaka, por thashë të vërtetën. Disa kohë më parë erdha në Tiranë e desha të takoja që të çmallesha. Trokita në derën e shtëpisë tënde, doli zonja jote e më tha se ti nuk ishe në shtëpi , pasi kishe shkuar në Peqin. Por unë të pashë në ballkon. Prandaj vetëmn armikut i mbyllet dera, o mik!