Suplementi Pena Shqiptare/  Gëzim Llojdia: Disa lirika të Ali Asllanit për vendlindjen

158
  1. Në gjysmën e rrugës për në Amantia. Një fshat i bardhë me banesa të rikonstruktuara. Gjithë muret lyer me gëlqere, tjegulla të kuqe, apo soleta betoni, mbuluar. Një qendër e denjë me bustin e poetit atje sipër në kodrinë rri busti i heroit Perlat Rexhepi.
Sigal

-Si quhesh ti fshat shqiptar, që ke ndryshuar krejt fytyrën në 30 e ca vjet?

– Vajzë, jam quajtur dhe vajzë jam…

Amantia është mëma jonë…

…Me ngrehina, një pjesë të reja.

Tërë kohës me punësitë e stinës. Me punë të mëdha. Nikoqiret kanë zbukuruar oborret. Është stina e mollosjes së pemishteve. Kanë larguar baltërat anës avllive. Kështu gjithë katundi ndrin. Në shpirt fryjnë erëra të ngrohta të jugut. Pas kësaj pamje magjepsëse ngjitemi te shpella. Edhe shpellë edhe bulmetore. Brendia e saj është mahnitëse. Keni jetuar në ndonjë strehim shpellor, përveçse stërgjyshët në këto anë ku shpellat i përkasin kohëve të neolitit? Një pjesë është shkëmb. Pjesë e saj është bërë murri dhe oxhaku. Një brux, i zi, i ftohtë, i heshtur, qëndron gjithashtu varur. Të kujton një kohë baritore. Sot duket e largët në numrin e vogël të bagëtive, në motivet e saj në ritualet e gjithçka.

-Bariu, shokë bariu! Nuk e gjen atë aq kollaj sa dikur.

  1. Kthej në kujtesë Ali Asllanin. Ai shkroi poezi për fshatin Vajzë:

”Në krye të fshatit ka një deli krua,/

ujë i tija akull derdhet në përrua./

Dhe në krahun tjetër varet nga një mal/

një përrua i rreptë me uturimë e valë/.

M‘u në mes të tyre bregu Allatoj/

dhe shtëpitë e fshatit si fole fajkoj/.

fshati i babagjyshit fshati më i mirë/

nga ata që thuhen Labëri e lirë!/

Aty ndën shkallë blegërin shelegu./

Aty përmbi shkallë po gjëmon dybeku/.

Rreth e rrotull lëmit djemtë heqin valle,/

nën rrap, në hije pleqtë qajnë halle!/

Lahure qëndisur bedene-bedene/,

seç i paska hije asaj protoene./

Asaj protoene me një furk në sqetull/,

që e ther e që e gris me sy e me vetull./

Andej disa koce shkojnë në krua,/

këtej bagëtia varet në përrua./

Me kërrabë në dorë një djalosh/

përmbi sy kësulën,

vërshëllim përposh…

Ah! Poeti i madh lirik i shkruante shumë kohë më parë këto lirika. Mirëpo kohët që jetojmë kanë zhdukur shumë nga këto motive.

Ku janë lëmenjtë e duaJt e grurit? Nën shkallë blegërin qëngji kërthi. Edhe dybeku gjëmon. rrallë e tek. Djemtë hedhin valle, por lëmenj s’ka më. Pleqtë ngrysin ditë-netët. Protojenia kur thotë poeti. Me furkë nën sjetull.

Eh shkuan e vanë. Ishin kohëra të magjishme.

Digjej në eter, shpirti i erës. Sa për kocet që shkonin te burimi. S’ka më bucjela. Ujërat shkojnë në tërë katundin. Në qendër burimi është për të shuar etjen. Pleqtë mollosin historira. Sa për vashat…!

Zbrisja nga Amantia. Vashat në perëndim dielli. Dhe gjethi kishte zënë.

Ishin 4-5 po aq djem zbrisnin. Te mekami. Poshtë katundit. Vashat para tyre. Dhe shkuan prapa mekamit. I fshiheshin syve të botës.

I bekoftë Perëndia!

3.Poeti: Ali quhej dhe mbiemri fillonte me gërmën: A =Asllani.

Një miku im mësues, thotë: Poeti të mrekullon në atë radhitje fjalësh, figurash e strofash që vazhdon magjepsjen me rininë e përhershme të vargut, me finesën estetike e sensualitetin e thellë. Intuita e tij poetike i kapërcen kufijtë e një përpunimi të zakonshëm të ligjërimit artistik, ku shfaqet një harmonizim i rrallë për tingëllimin kuptimor, i ngritur mbi themelet e atij leksikor e fonetik. Ai hyri në thellësinë e labirinteve të gjuhës, duke nxjerr në dritë muzikalitetin e ëmbëlsinë e vargut. Me një dorë prej qilimtari endi në tezgjahun e Labërisë duke thurur e bashkuar harmoninë e tingujve, ekspresivitetin e fjalës e vargut, të strofave e të krejt poezive të veta. Ali Asllani lindi dhe jetoi me poezinë, atë poezi plot dritë e hije, plot kontraste e antiteza. Kontrastet dhe krahasimet zbulojnë kulmet ideore, që lexuesi të shikojë përmes dritares së mendjes atë forcë që:

sikur një gur stërrall/

në gji zjarrin e ka ngjall./

Qoftë në lum e qoftë në det/

zjarr i tija nuk humbet!

…Ky është vargu i tij, me rrezatim drithëronjës që, sa të bën për vete, aq edhe të degdis tutje, atje ku përqafohet me jetën, puthet me pëllumbeshën, shullëhet me guguftunë, nusëron me stil të vjetër, po të ndjek me zjarr të ri”, duke u stacionuar në gjirin e poezisë popullore të ngritur mbi themelet e vendlindjes. Këtu morri nektarin e poezisë, përthithi e bëri të vetin mençurinë e vargëzimit, ndjeshmërinë e mendimit poetik, psikologjinë, si dhe reflekset e botës shpirtërore të shfaqura në një sintezë të thellë të urtësisë dhe filozofisë popullore, e kështu duke krijuar atë që Ali Asllani e quan: Poezi e një poeti, jo,jo këngë ‘eterniteti…..

4.-Po ku ka lindur poeti lirik?

Atje sipër në Vajzë.

Poeti përmend edhe shpellën

Poeti në përshkrimin e tij ka patur fjalën për:”Shpellën e bletës:”

-Në katundin Vajzë të Vlorës,

më tej bregut Allatoj./

Kur nise për në Plocë,

më të djathtë, rrëzë përrojt.

Ka pas qen një shpellë e madhe/

dhe mbi sup të saj Beuni.

Rreth me pyje plot sorkadhe/

shpella quhej shpellë e bletës.

Me një maj si thikë e prehur,

ledhe- ledhe,

hoje-hoje mjalti kish në gjinë e saj fshehur…..

  1. Shumë motive nga zona i bëri këngë, i lëmoi, i bëri poezi.

Një motiv dashurie ku ai përdor krejt fjalorin vendas:

-Un’ jam un’, saksi e vjetër!

Lule gjirit që stolisa

shkoi stolisi një gji tjetër.

Un’ e nisa e stolisa me ç’i jep e s’i jep sisa

dhe me këngë ylyveri buz’ e gushë ja qëndisa.

Nëpër vapëz i dhash’ hije,

nëpër hije er’ e shije.

I dhash’ shije poezie,

gjith’ fuqit’ e një magjie!

Gjith ato,

që fllad i ëmbël nëpër lule mbar e bije:

ari i diellit me tallaze,

ari i hënës fije-fije.

Dashuria me dollira dhe me thelp lajthije pije…

Po u bë ajo që s’bënej, si, pra, zemra do duroj’,

syri lotin ta qëndis,

loti syrin ta harroj?

Si, pra, zëmra do durojë un’saksia tash të vuaj

edhe këngë e gjirit tim të këndoj’ në gji të huaj!

Un’ e nisa i stolisa me ç’i jep e s’i jep sisa,

dhe me këngë ylyveri buz’ e gushë ja qëndisa.

Buz’ e gushë ja qëndisa,

e ormisa m‘u në zëmër.

Plasi hëna ziliqare, që shikonte me sy vëngër!

Më së fundi i dhash’ lotin, kryepajën time pajë,

i dhash’ lotët që pikonin ku i shkelte këmbë e saj’,

i dhash’ vjershën time valë, dy herë valë tri her’ zjarr,

që buçet në maj të penës edhe bënet këng e marr’!

Këng’ e marr’ e mallit tim,

që tani e paskëtaj

do t’i shtrydh të dy sytë nëpër gjurmëtë e asaj!