LISI
Një lis i thatë gëzimin s’e fshehu:
– Erdhën sëpata dhe asnjëra s’më preu.
Kam fat, për besë shumë fat,
s’më vjen e keqja as nga lartë.
Dhe ky lis i thatë me zell u tregonte,
ca lisave të rinj të pa rritur.
Një vetëtimë e egërsuar mjaftonte,
për t’a lënë lisin të zhuritur.
PESHKU DHE PULEBARDHA
Peshku një mëngjes tek notonte,
papritur me një dallgë hyri në garë.
Ñgaqe ai ikte shpejtë se ndaj dallgës donte të fitonte,
desh u përplas me një pulëbardhë.
Pulëbardha iu turr peshkut si fishek;
peshkut e pa bindur, kokëshkëmb.
Teksa ai padashur u përplas tej në breg,
i tha pulëbardha:- Ç’deshe aty,
kur këtu në det kishe plotë vënd?!
KUNGULLI DHE DARDHA
Një kungull tek rritej dalëngadalë,
që në fillim u mbajt te një dardhë.
Dhe shprehej sa herë që vizitorët vinin:
– Shikimin para dardhës mua me hidhnin.
U rrit kungulli e mori famë,
por një ditë era e rrëzoi dhe e hodhi nën dardhë.
MERIMANGA DHE FSHESA
Merimanga i tha fshesës një natë:
:- Nuk më sheh se si në mure
i end fijet poshtë e lartë?
Ia ktheu fshesa, mike ç’flet?!
Bën pis muret cep më cep.
Mbase end fije siç thua,
por më hap telashe mua!
Dhe merimanga si ngahera,
mendoi se i’a hodhi edhe këtë herë.
Por fshesa rrinte gati tek dera,
që merimangën pa ndjenja t’a hedhë.
SORRA DHE BRESHKA
Një sorrë ishte ngjitur në pemë,
dhe hante ca kokrra të bëra.
Këtu tha breshka, lezetin u kam ndjerë,
kur bien poshtë i ha të tëra.
Breshka për qejf një kokërr e zgjedh,
dhe zgjatet t’a kap atë të një plis.
Sorra që nga lartë një glas i hedh,
dhe ia bëri kokrrën të gjithë pis.
QENI DHE DHIJA
Thoshte qeni jam dikush,
këtë nam dua t’a kem.
Lahem në det, në lumë, bëj dush,
për gjithë jetën sa të jem.
Pas pak i tha një dhi:
– Të shikoj që shumë po fryhesh?
Sado që të lahesh ti,
prapë erë qeni do të biesh.
PASQYRA
Pasqyra në një mëngjes,
me një grua seç u ndesh.
U hodh gruaja:-.Me shëmton,
përse thonë që t’i s’gabon?
Por pasqyra ç’kish në mëndje,
në bisedë shpejtë futet:
– Si të jetë fytyra tënde,
dhe tek unë ashtu do duket.
MOSMIRËNJOHJE
U mblodhën pjatat në kuvend,
falenderuan ajrin, klimën, diellin,
çfarë u shkonte ndërmend.
Patat me mendje ku s’vanë,
falenderuan atë që donin,
por harruan ujin, ujin ku notonin!