Suplementi Pena Shqiptare/ Eqrem Çabej: Dy sonete

Ti vazë e derdhur mjeshtërisht dore!
Ti formë e hequr baltëje bujare:
Te mes’ i ditës sate re në fare,
e shove gjurmën vet’ e vet’ u bore.
Të mblonte ditën ujët tat rrafshore
e derdhej natën detesh harrimtare.
Po ky i jetës qark t’u err: krenare;
Ti theve shtatin në thermi mizore.
Kush pati et iu bëre ujë e krua.
Kush pati gaz i dhe të bardhë verë.
e vaj të butë plagash kush i pat.
Tani na re si ra një yll q’ u shua.
Krip-artat vasha derdhin vaj të gjerë
me sy të lagur përmbi kurmit tat.

Mbi ty ku dergje te banesa jote
të motit gjurmë ndjekin varg e varg.
Fryn er’ e malit, ndihet vera larg
e vesa shtrohet si një shtrojë e lote.
Mbi ty kalojnë muaj edhe mote
me dit të rënda e me net të shkreta.
Mimoza frorit, pika shiu të qeta.
Nata e vitit pa një krismë gote.
Ti rri si rri një shenjt edhe një mbret.
Nuk ngrin prej dimri as nuk pret pranverë.
Nuk pyet për shokë që ke tash përherë,
Për ç’le këndej, për vjet që po kalojnë,
për sytë e errur, gjeth të mbulojnë,
për qelq që pive, gjëmën që të gjet.

Sigal

Fryn er’ e malit, bie bora larg
Fryn er’ e malit, hëna ndrit nga larg