Suplementi Pena Shqiptare/ Dritëro Agolli: Thënie për paditurinë , mençurinë , mburrjen …

33
Sigal

Thënie për pijen dhe pijetarin nga Dritëro…

* I dehuri sheh fushën dhe nuk dallon malin.

* Majmuni nuk pi verë, se ka frikë mos bëhet njeri.

* Në ujë noton vetëm trupi , në raki noton edhe trupi edhe mendja.

* Njeriu ka vese më të këqija se pija, por ato janë të fshehta dhe nuk duken . Pija duket, prandaj përgojohet më shumë se të gjitha veset.

* Vera kur hyn të bën luan, kur del të bën maçok.

* Fqinji im kur dehej i thyente edhe karriget , kur kthjellohej i ndreqte.

* Vera e mirë e bënte të luante tango në dhomë.

* Moj rakia me zinxhir,

kush të pi bëhet Shekspir .

* Piu raki sa i dogji veshi .

* Vera dhe Rakia janë dy të dashurat e Çakër Qejfit .

* Pija në fillim zbraz xhepin, pastaj trutë.

* Jeta është egërsirë, po kemi mjete për ta zbutur, kemi rakinë.

 

Thënie për paditurinë , mençurinë , mburrjen …

* Budallai ka dy pika mbështetëse : këmbët dhe fjalët .

* Mendjemadhi zvogëlon mendjen e vet.

* Budallai i ndez fener të verbërit.

* Budallai ndez zjarr mbi çatinë e shtëpisë së tij.

* Lopë s’ka e shkon për bar.

* I marri fshihet në kosheren e bletës.

* Zjarri i gjuhës e nxjerr tymin në kokë.

* Sheqeri i frazës shton diabetin e mendimit .