Suplementi Pena Shqiptare/ Çano Nora: Ujqërit dhe keci

Një keci të vogël pa përvojë,
kur i lidhën një zile në qafë
thoshte :-Të tjerët me këtë zile do t’i zgjoj,
dhe me këtë do t’i mbledh prapë.

Kecat e tufës një nga një u shtuan;
loznin dhe secili për qejf hante.
Ujqërit e urritur shpejt i diktuan ,
Nga tingujt e ziles që përhapte.

Sigal

QENI DHE DHIJA

Thoshte qeni jam dikush!
Këtë nam dua t’a kem,…
Lahem në det, në lumë ,gjithkund.
Këtë do bëj sa të jem.

Por pas pak i tha një dhi:
– Me merak përditë po gdhihesh.
Sado që të lahesh ti,
prapë erë qeni do të biesh.

LISI

Një lis i thatë gëzimin se fshehu:
– Erdhën sëpata dhe asnjera s’më preu.
Kam fat, për besë shumë fat!
S’më vjen e keqja as nga lartë.

Dhe ky lis i thatë me zell u tregonte,
ca lisave të rinj të pa rritur,
Një vetëtimë e egërsuar mjaftonte,
për ta lënë lisin të zhuritur.

KALI DHE BRESHKA

Breshka tek ecte ngadalë,
i tha kalit urtë e qetë:
– Ne të dy kemi samarë ,
që na mbron gjithnjë në jetë.

Ia kthen kali:- Merre shtruar!
Një fjalë timen do dëgjosh:
– Unë vij me samar ngarkuar,
dhe ti vjen e ikën bosh.

ERA, FERRA DHE RRËKETË

Era që u shfaq rëndë- rëndë,
i tha ferrës që nga larg:
– Do të të shkul me gjithë rrënjë,
që të mos mbish më prapë.

Nga shirat e asaj dite,
rrëketë që dolën nga shtrati,
i thanë erës:- I shkule aq lehtë,o mike!
Se ti kishim bërë ne gati.