Suplementi Pena Shqiptare/ Bledi Ylli: Ishte një kohë

Ishte një kohë ku ”asgjë” nuk kishim
Preknim natyrën, luanim me ‘të
Erdh’ dhe koha ”gjithçka” të kemi,
Në të vërtetë s’kemi ASGJË…

E kërkuam vetë ç’është e vërteta
Imitojmë më mirë se papagalli
Më pas të themi ”kjo është jeta”
Harrojmë që halli ndryshon nga halli.

Sigal

Ishte një kohë si gjithë të tjerat
Vetë ne njerëzit s’e mbajtëm dot
Kohës që ikën i maten vlerat
Por ç’vlera gjen në këtë botë?

Kemi gjithçka. Po gjithçka kemi
Të hamë, të fryhemi e të pëlcasim
Kemi makina. Po ku të vemi?
Dhe armë kemi. Hajde të vrasim.

”Ata” të kenë, por edhe ti
O burra pushkën e të luftoni
Ç’bën kështu o ”mjerë-njerëzi”
Nuk del një jetë për çfarë kërkoni.

Mbyllini sytë një çast të vetëm
E rreth e rrotull asgjë mos shihni
Prekni duart e prindërve tuaj
E më thoni. A i njihni?

Ishte një kohë ku ”asgjë” nuk kishim
Por kishte vlerë fjala ”njeri”
Fryhuni tani me gjithçka keni.
Asgjë nuk ka, pa DASHURI !