A ha, jam plakur grua!
E di s’të vjen mirë ta dëgjosh.
Nuk jam më sikur dua:
Këtë s’është vështirë ta besosh.
Dhe pasqyrën që mike e kisha,
i shkoj më rrallë, ke vënë re?
Nuk jam më sikur isha,
ndoshta e trëmb kur mw sheh.
Ti e di sa herë kërkoj dhëmbët,
dhe pse mund t’i kem në gojë,
Fillon buzëqesh me mua kaq bukur,
dhe e merr si për lojë.
Por mos ki frikë, unë ty s’të harroj
Grua e dashur as mos u trëmb,
i njoh unë sytë që dashuroj,
njoh hiret e tua po dhe zërin tënd.
Unë të njoh dhe nga i kuqi që vë!
Është një fakt që shpesh ta përmënd,
Ndaj ato buzë pa lyer mos lë…
Akoma më çmënd.
Ti më mësove si të ndihesha burrë,
(Se burrë s’do të thotë të jesh i “marrë”,
por të zbutesh nga puthjet e gruas,
dhe mos të fshehësh sytë që kanë qarë.
Ti më mësove se si dashurohet!
Mund të jesh plak e t’mos e dish.
Ti më ktheve nga një ujë përroi,
në ujë që shkon qetësisht .






















