Suplementi Pena Shqiptare/ Agim Xheka: Bota ime

Pse hyre brenda botës sime?
Të thashë kam botë të trazuar.
E mbaj shpirtin me thërrime
dhe me zemër të përvëluar.

Dashurinë e kam të zjarrtë,
si vullkan të pashuar,
ndienja të ëmbëla si mjaltë,
mallin mal të hidhëruar.

Sigal

Ty të dhëmb çdo gjë e imja
dhe nuk del dot pa vënë dorë!
Kushdo qofsh ti, dhe më trimja
bëhesh zanë, mike e përkorë.

Sa kanë hyrë në botën time
as dhe një nuk ka dal dotë
shumë të egra dhe sa trime
shpirtin ma bënë det me lotë.

Krahasuar me botën jashtë
prap parajsën gjejnë aty.
Të lënduara gjer në ashtë
por me paqe dhe dritë në sy.

Shpiri im është aq i gjërë
dhe s’ka brenda asnjë mur:
aty gjenë një botë të tërë
hynë e nuk do të dalësh kurrë…