Suplementi Pena Shqiptare/ Bledi Ylli: Dashuri

Ti më prek e unë tundohem:

si i djegur bëhem hi!

Sigal

Kur largohesh, dëshpërohem;

të jetë vallë kjo, dashuri?

 

Ti më flet e unë i humbur,

të vështroj… E humb më shumë

S’gjen themel  zemr’ e lëkundur

Rrëmbejnë ndjenjat si një lumë!

 

Ti më do edhe m’a thua,

mirëpo unë s’di s’i ta them.

Të pohoj ”dhe unë të dua”

është një varg, jo një poem’…

 

Sespe thjesht, ndjenjat e mia

nuk i nxë veç një fjali!

nuk mjafton as poezia;

do me dhjetëra, poezi!

 

Ti më prek, unë shkrij si hekur:

Përpëlitem, bëhem hi.

Kur largohesh, jam i vdekur

Pikë! Kjo quhet dashuri!