Suplementi Pena Shqiptare/ Bedri Alimehmeti: Vajzat e “Broduejt” të Tiranës

186
Sigal

Në fytyrat e tyre bukuria ende s’ka perënduar.

Dhe pse vitet e moshës i kanë rënduar jo pak.

Teksa me njëra- tjetrën ecin duartshtrënguar,

me shumë kujdes hedhin dalngadalë çdo hap.

 

Kur ishin të reja, sa mrekullisht fluturonin!

Shkëlqente bukuri e tyre, si meteorë fekste.

Trotuaret e “Broduejt” vezullueshëm ndriçonin

Akua e sapone e tyre akujt e izolimit treste.

 

Pjesë e peisazhit tonë të përnatshëm ato ishin.

Munges’ e tyre, rruga sikur zhytej e gjitha në terr.

Kur s’kalonin ato, vitrinat e MAPO-s nuk ndrinin

dhe ne me njëri tjetrin nxeheshim menjëherë.

 

Ç’ishte vallë ajo yllësi e tyre aq vezulluese?

Që na tjetërsonte dhe na mbushte me gjallëri!

Vajzat e “Broduejt” të Tiranës ishin vërtet resurse,

në ato vite të largët që s’vijnë më, jo kurrsesi.