Suplementi Pena Shqiptare/ Arsinoi Zengo: Mbi hiret e saj ca gjethe ranë

Mbi hiret e saj ca gjethe ranë!

Gjethet e arta ngjasonin lëkurës të kadifenjtë

Sigal

Ato gjethe ishin magjia e saj e vjeshtës!

Ishin gjethet e oborrit të saj ku kish lindur.

Ku ish mahnitur bukuria trupore

aty në oborin e folezës së saj

të Dardhës…..

Vetëm aty vjeshta ka gjethe të arta dhe magjike!

Aty bukuria vallëzon ngjyrash kuqalashe!

Ajo ishte e krijuar prej saj…

Prej të artave ngjyra…

Aty perëndia kënaqej tek shihte mrekullinë e saj !

E dashuronte kaq me pasion atë;

sa kur i flisnin ajo hapte krahë ëngjëllore.

Ajo shndëroheshe në një shtojzovalle.

Ajo ishte një nimfë që vetëm vjeshtës i tregohej!

Ishte ajo…..