I dua ato çastet si vera që glon në venat e mia.
I dua sytë e tu kur shikimi gjëmon.
Po prekjet sa i dua vallë?
Aq sa mankthet janë bërë yje polare!
A ka çast që mendimi mos të kërkojë?
Unë e dashura jote e ëmbël si musht i verës
të kërkoj në ç’do qelizë netëve të pagjumta.
E pamundur mos të gjej gjoksin ku të flej!
Pengmarës i shpirtit tim do qëndrosh në shekuj!
E di pse ? Sepse unë dashuroj burgun tënd.
Së bashku unë erësirën me ty e shoh dritë.
Dhe ëndrrat të lëna gjysëm rrjedhin natyrshëm,
në belbezimet e buzëve të puthura nga ty!
Ohhh ç’farë paskam jetuar o zoti im!
Dy sy
Dy buze
Dy zemra bashkuar në një;
të fshehura mes frikës mos i vrasë kush!!!






















