Botë tepër e frikshme
Botë me halle e stuhishme
Njerëz kokë ulur të hutuar
Vatra pa bukë shpirtra trazuar!
Nata troket ngadalë gjumin thërret
Dy thela të thara një thikë i pret
Fëmija mban barkun zë e thërret
Nënë e dashur pak bukëz më jep!
Jetimit të mjerë që babën se ka
I duhet të rritet se askund nuk ka zë
Sëpatën rrëmben ca drurë të thatë
As shkollë as dije ahhh botë e ngratë!
Flisni bërtisni të varfrit mos braktisni
Ku shkoi njerëzia dhe dashuria
Ju pushtetarë dhe pronarë
Jepuni atyre që braktisjen kanë marrë!
Në botën e dyte ç’farë do rrëfeni
Shpirtin tuaj nuk do e mbaj as ferri
Ndaj vraponi sa keni kohë
Jepuni dhe atyre që nuk kanë gojë!
Dua dhe unë të mësoj
Si shokët e mi të kërkoj
Një vatër të ngrohtë ku të lexoj
Ngahera tju falenderoj!!!






















