Suplementi Pena Shqiptare/ Arsinoi Zengo Kallco: “Dua të kem ty sërish “

Të doja të dua më shumë se vetja

Kurrë nuk të krahasova

Sigal

Gjysma ime më e mirë

Dua të mbaj mënd si të tillë!

 

Ditët shkonin unë pranë të shtrëngoja

Dhe gjaku vlonte, ndjenjat përlesheshin

Ty nuk të bëhej vonë sa shumë të doja

Britmat e tua të kishin marrë shpirtin!

 

Gëzoja se vite plot kaluam

Sa shumë dashuri dhuruam

Tani më as vetë nuk di si

Kush është pra shkaku i lotëve të mi?!

 

A mundesh të lëndosh një zemër si kjo

A mundesh të bësh këta sy të lotojnë

A mundesh të shuash vargjet në poezi

A do mundesh emri yt të mos ekzistojë!