Niko Gjoni: Partitë në fushata thërrasin luftë kundër korrupsionit, nepotizmit, por i harrojnë kur vijnë në pushtet

-Të majtë e të djathtë në fushata kanë të njëjtat thirrje dhe slogane në pushtet bëjnë të kundërtën.

-Në fushata të deleguarit vijnë me mustaqe të stilit të Hirlerit, Stalinit, Pushkinit, Gorkit, Lermontovit, Dostojevskit.

Sigal

-Ku janë premtimet për përkrahjen sociale, riparimin e shtëpive nga Bashkia, shkollimin e fëmijëve dhe punësimin e tyre në firma të ndryshme.

Niko Gjoni

Fushata për zgjedhjet vendore filloi me një entuziazëm e qëllime të përcaktuara nga të dy krahët. Përpjekje të dukshme pati nga Partia Demokratike, si parti në opozitë për të bërë përpjekje deri  në fitore. Kjo do të thosh ndërkohë lufta kundër korrupsionit, miqësisë së sëmurë, “uni-t” qeveritarë ku të drejtat ligjore të pushteteve ekzekutive dhe ligjore ishin të marra nga partia në pushtet, pra, Partia Socialiste. Një nga aktivistët, apo komisioner i Partisë Socialiste, takoi një malësor dhe i tha:
-Ti je burrë  zamoni, me mustaqe si të Isa Boletinit dhe nëse do të rregullosh edhe më mirë mustaqet do të japim një kuti me komplet gërshërë, krehër, dyll blete, xhel, bojëra të ndryshme për të lyer mustaqe e flokë, pasqyrë zmadhuese…Sa herë të duhet do ta vendosësh këtë kuti para pasqyrës e pas dushit do të regullohesh spicë për shtatë palë qejfe…E dimë që votën do ta japësh për Partinë Socialiste… Pa mbaruar ligjeratën, malësori ia pret:
Mirë pajisjet, që duhen, por dyllin e bletës se kuptoj pse duhet? Këtë nuk e di..Jo..jo nuk e di…
Komisioneri i buzëqeshi dhe  afrohet më tepër tek malësori.
– Me dyllë do të lyesh dy anësoret e mustaqeve. Do t’i dredhësh dhe do t’i bësh me majë si të Pjetër Mustakuqit, te filmi “Operacioni zjarri”. Ke dhe një kuti tjetër shtesë. Ajo ka mustaqe fallco me të cilat i ngjan më shumë njerëzve të shquar në politikë, por dhe në shkencë dhe art. Ke mustaqe të stilit të Hitlerit, Stalinit, Pushkinit, Gorkit, Lermontovit, Dostojevskit…Këto s’i kishe menduar ndonjëherë…
-Jo besa. Po përse do më duhen? Unë nuk jam njeri i shquar. Jam malësor i thjeshtë…
-Nuk janë pa vlerë. Rastësia çfarë nuk sjell. Pastaj ke djalin të rritur. Dhe ai mund t’i përdori. Mjafton që na jipni votën. Ne mendojmë dhe punojmë për ju…Shumë qytete në Shqipëri kanë ndryshuar në këta vite, pa llogaritur Tiranën që është bërë kryeqyteti më i mirë në Europë. Malësori mësoi se dhe tek të afërmit e tij kishin shkuar nga Partia Socialiste dhe ajo Demokratike dhe kërkonin votën e pesë anëtarëve të familjes. Mbasi dëgjuan lloj- lloj premtimesh nga përfaqësuesit e Partisë Demokratike, në mbrëmje të majtën u tha se PS  ka objektiva të pamenduara më parë për Tiranën, rrugët e saj, për përkrahjen sociale, riparimin e shtëpive nga Bashkia, shkollimin e fëmijëve dhe punësimin e tyre në firma të ndryshme në Tiranë. Mbajtën dhe shënim emrat e të rriturve që ishin të papunë edhe pse kishin zanat muratorë apo hidraulik.
-Ju e dini procedurën e votimit. Do mirrnin fletën e votimit dhe atje ku të jetë përfaqësuesi i Partisë Socialiste do të vendosni kryq. Mos harroni të ngjyeni gishtin tregues me bojë, se në këtë mënyrë me këtë gjurmë vota është e vërtetë dhe Partia Socialiste kalon në avantazh…

Më i riu, që u ndodh në koridorin e asaj shtëpie hyn papritur në bisedë dhe thotë:

“Po, pse e kërkoi me ngulm pushtetin? Ua dhamë votën dy herë me radhë dhe ne jemi aty ku kemi qënë. Rruga e fshatit është copë -copë dhe pse është premtuar nga socialistët dhe rruga e fshatit do bëhet asfalt si në Tiran Po si e pe rruga në dimër të mbyt me baltë dhe në verë të zë frymën pluhuri…

-Ke të drejtë…Po prandaj e dua pushtetin, ndonjë shqetësimin tuaj që nuk kemi patur mundësi do ta realizojmë qysh në vitin e parë, ne socialistët…

-Mos harro gishtin e madh  të dorës së djathtë ta ngjyesh me bojë e ta vulosësh me gishtin tënd fitoren. Në një moment u fikën dritat dhe mes tyre biseda sikur u shua. I thanë “Natën e mirë!” njëri-tjetrit dhe kur dritat u ndezën familjarët shikonin si me habi njëri tjetrin si për të thënë:” Gjithë ato premtime, do t’i mbajnë?
-Pse mos t’i mbajnë, u hodh djali më i madh i shtëpisë. Në dorë i kanë edhe gurin edhe arrën.

Pas disa ditësh, në një nga klubet e fshatit ishin mbledhur të rinjtë e fshatit dhe po diskutonin për çfarë kishte bërë Partia Socialiste sa ishte në pushtet.

Erdhi dhe mëngjesi i shumëpritur në ditën e votimeve. Vrojtues të shumtë dhe nga shtetet fqinje e më larg. Asnjë pasaktësi..Shumë prej tyre ishin paguar apo kishin marrë dhurata prandaj çdo gjë duhet të ecte mirë, qetë dhe pa zënka.Nga të dy palët ishin bërë përpjekje, por e djathta ishte ndarë në tre Parti, apo grupe dhe kjo ndikoi negativisht në votime. Edhe pse me të njëjtat bindje, zgjedhjet krijonin mundësi për të marrë karrike e për të bërë karierë.

Dita dukej me diell, por në fytyrat e votuesve qetësia sikur ishte larguar. Shikonin njëri-tjetrin në sy, hidhnin dhe ndonjë fjalë, por vetëm kaq. Para rreshtit të votuesve ishin personat e caktuar për të ndihmuar votuesin e ri, apo më të moshuarin që ta kalonte këtë proces votimi me lehtësi. Një grua e moshuar, që kish mbështjellë flokët me një shallë të gjatë kërkoi ndihmën e njërës prej vajzave dhe i tha: -Shëno votën time atje ku është S …E mjaft ndenji në pushtet..Duhen ndërruar politikanët! Të zgjidhen të rinjë.. Për këto fytyra që nuk kanë menduar kurrë për pensionistët, nuk dua të votoj. Dua shtet demokratik, të mendojnë për popullin se mjaft vila kanë bërë për vete dhe miljona kanë kaluar në shtetet e tjerë për të fshehur vjedhjet…Vajza e qetësoi të moshuarën duke i thënë që ish në dorën e votuesve zgjedhja për në Bashki si në Tiranë dhe në rrethe…është votuesi që vulos se kush do të zgjidhet për të mirën e tyre.

-Këta mendojnë se si të fitojnë për vete, -u hodh një djalë i gjatë. Por, meqë nuk jam larguar akoma nga Shqipëria, thashë mos të humb mundësinë për të votuar. Në këta tridhjetë vite nuk është menduar për popullin e thjeshtë, por për karrige, për familjet e miqtë e tyre. E vështirë të ndryshojë politika po nuk u hoqën këta politikanë, që kanë hedhur rrënjë. Një djalë i ri që ndihmonte për procesion e votimeve iu afrua duke i thënë se po bënte figurë të keqe dhe para vrojtuesve. Në klasën ngjitur që ishin në përfundim votimet dhe votuesit më të shumtë, u dëgjua një e bërtitur burri, me zë të trashë dhe i la me gojë hapur vrojtuesit…

-Tek ne blihet vota dhe përveç kësaj nuk zgjidhen djem e vajza të rinj, por janë të njëjtit emër ose brenda fisit të politikanëve. Me çfarë po shoh, prapë komunistët do marrin bashkitë. Dinë si veprojnë se kanë përvojë. Kutitë të hapen nga Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve…
Ata që dilnin nga dera e klasës ku po bëhej votimi nuk ishin të qetë. Për ta në qytet ka shumë probleme për zgjidhje. Dy gazetare dhe një shkrimtar i njohur po prisnin radhën për të votuar.
-Thash mos të vija fare, -tha shkrimtari. Por, nuk duhet lëshuar ligji, e drejta, duhet vënë para përgjegjësisë kushdo që zgjidhet se roli i Bashkisë në qytet është vendimtarë. Shikoj janë të njëjtë apo me të njëjtin mbiemër. Nuk heqim dorë nga tarafllëku ne dhe prapë do e vuajmë këtë. Betonimi nuk është ndihmesa që kërkojnë familjet në nevojë. Dhe të rinjtë që sorrollaten pa punë, nuk shohin dritë jeshile këtu. Edhe ato pak minuta në bisedë me njëri tjetrin ata diskutojnë për mundësinë e largimit nga Shqipëria për të patur siguri për jetën, por dhe për fëmijët e tyre të vegjël. Nuk i entuziasmon zgjedhja e personave të vendosur në listat për Bashkitë, si të majtë apo dhe të djathtë. Tek ta ishte vrarë besimi për një jetë tjetër. Dhe kjo do të thotë shumë për jetën ekzekutive dhe ligjore, kulturore dhe arsimore, për shëndetësinë e mirëqënien e popullsisë së qytetit. Një jetë ku mos të mendohet për bukën e gojës dhe të rinjve t’u jepet mundësia për punësim pas mbarimit të Universitetit, apo pajisur më master e doktoraturë. Edhe në këto raste po nuk pate miq të fuqishëm në qeveri, mbetesh jashtë liste…